Lajme

Arrestohet prizrenasja, ia theu xhamin e veturës një burri

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 27 February 2023

Një grua në Prizren është arrestuar, pasi dyshohet se ia ka thyer xhamin e veturës një burri, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:40 e ku thuhet se e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta i kishte thyer xhamin e veturës së ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera