Sport

Anglia kualifikohet në çerekfinale, Kolumbia eliminohet nga Kupa e Botës

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 03 July 2018

Anglia nuk ka arritur të mposhtë Kolumbinë për të për të kaluar në çerekfinale të Botërorit Rusia 2018

Harry Kane edhe njëherë ka qenë vendimtar për Anglinë.

Anglia ishte një skuadër më e mirë në pjesën e parë, ku kishte më shumë posedimin dhe rastet, por nuk pati gola të shënuar.

-Advertisement-

Trippier ishte më se afërmi për të shënuar nga gjuajtja e lirë, por topi përfundojë jashtë portës se Ospinas.

Kolumbia pjesën e parë e bazojë në kundërsulme dhe u tregua e rrezikshme, por pa rezultat.

Në pjesën e dytë, anglezët filluan ashtu si në të parën.

Goli erdhi pas një penalltia që e shkaktoi Carlos Sanchez në minutën e 54’të.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë Harry Kane para portierit David Ospina.

Pas pësimit të golit, Kolumbia rrezikojë disa herë por që nuk arriti që të shënojë.

Cuardado kishte një mundësi të mirë në minutën e 81.

Presioni i Kolumbisë vazhdojë deri në fund të ndeshjes por anglezët ishin të vëmendshëm në mbrojtje, derisa disa herë dolën në kundërzbritje dhe kishin mundësi që ta shënonin edhe golin e dytë.

Në fund pas një goditje të fortë topi u prit nga Pickford dhe edhe njëherë për Kolumbinë u tregua lider, lojtari i Barcelonës Yari Mina që shënojë në minutën e 93’të te takimit.

Në pjesën e parë të vazhdimeve Kolumbia vazhdoi të sulmojë më shumë dhe ishte afër që të shënonte edhe golin e dytë.

Pjesa e dytë e vazhdimeve ishte shumë më e mirë për anglezët dhe Danny Rose ishte shumë afër për ta kaluar në epërsi, derisa Dyer nuk e shfrytëzoi një mundësi të mirë për të shënuar me kokë.

Por, edhe pas pjesës se dytë të vazhdimeve nuk patë gola dhe u ekzekutuan penalltitë.

Në penallti më të saktë u treguan anglezët, derisa kapiteni i Liverpoolit e ka huqur penalltinë për Anglinë, kurse për Kolumbinë Bacca dhe Murriel.

Anglia takohet me Suedinë në çerekfinale!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera