Amendamentet për Këshillin Prokurorial, rekomandimet e Venecias dhe leximi i tyre së prapthi nga ministrja e Drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 31 December 2021
Në mesdhjetortin e vitit që po e lemë pas, Gazeta Infokus raportoi se Qeveria e Kosovës pësoi fiasko nga Komisioni i Venecias për amendamentet në reformën e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Dokumenti që kishte siguruar redaksia tregonte se Komisioni i Venecias, kundërshtonte amendamentet duke saktësuar se si të tilla ato vinin para mundësisë së ndikimit politik të Këshillit Prokurorial dhe mundësisë së manipulimeve.
Kjo bëri që ministrja e drejtësisë të reagojë duke mohuar kategorikisht se komisioni i ka kundërshtuar amendamentet.
Por vetëm pak ditë më pas Komisioni i Venecias bëri publik opinionin e tij, i cili vërtetoi atë që e kishte raportuar gazeta para se opinioni të bëhej publik.
Mirëpo ministrja Haxhiu kurrsesi ta pranonte faktin se rekomandimet e Venecias shpërfaqnin qartë tendencën e qeverisë për ta vënë nën kontroll Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe ekspozimin e tij karshi ndikimeve politike e manipulimeve filloi leximin së prapthi të rekomandimeve të komisionit.
Riposti i artikullit që ngjalli reagimet:
Komisioni i Venecias “shuplakë” qeverisë për amendamentet në reformën e Ligjit për Këshillin Prokurorial
Komisioni i Venecias tashmë ka përgatitur një Draft Opinion mbi draft amendamentet për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, mendim të cilin e kishte kërkuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Në këtë draft opinion të pa publikuar ende, e që e ka siguruar nga Gazeta Infokus, rekomandimet e komisionit vijnë si një shuplakë për qeverinë, pasi konkluzionet e Komisionit të Venecias, konstatojnë se amendamentet e qeverisë do ta vinin në rrezik dhe para ndikimit politik Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe mekanizmat e tij.
Në konkluzionet e draft opinionit që redaksia e posedon, janë dhënë një sër sugjerimesh për ministrinë dhe qeverinë në përgjithësi, duke vënë në pah se disa nga amendamentet duhen rishikuar, e disa duhet të braktisen në tërësi, ngase si të tilla e vënë para ekspozimit të ndikimit politik Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Elementi qendror i reformës – përkatësisht ekuilibri i ri mes anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë në KPK – nuk është në kundërshtim me standardet evropiane. Prokurorët e zgjedhur prej kolegëve të tyre përfaqësojnë një pjesë thelbësore të këtij organi (tre anëtarë nga shtatë)”, thuhet në konkluzionet e Komisionit të Venecias.
Në konkluzionet e komisionit thuhet po ashtu se reforma nuk duhet ta çojë Këshillin Prokurorial të Kosovës në nënshtrim nga mazhoranca qeverisëse dhe se ky propozim i Ministrisë së Drejtësisë, rrit rrezikun e ndikimit të drejtpërdrejtë politik mbi KPK-në, duke sugjeruar që zgjedhja e anëtarëve me shumicë të thjeshtë duhet zëvendësuar me një sistem proporcional.
“Megjithatë, reforma nuk duhet të çojë në nënshtrimin e KPK-së në mazhorancën qeverisëse. Projekt-amendamentet propozojnë që të gjithë anëtarët porotë të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të padrejtë politik mbi KPK-në dhe duhet të jetë i tillë rishqyrtohet: zgjedhja me shumicë të thjeshtë duhet të zëvendësohet me një sistem proporcional të zgjedhjeve, ose emërimi i disa anëtarëve porotë nga institucionet e jashtme të pavarura ose shoqëria civile. Ajo është e nevojshme për të siguruar që komponenti bazë i KPK-së të jetë mjaftueshëm pluralist, në mënyrë që të anëtarët e emëruar me votat e shumicës qeverisëse nuk mund të qeverisin të vetëm”, saktëson draft opinioni i Komisionit të Venecias.
Në konkluzionet e këtij komisioni kërkohet përcaktim i qartë i sferave përkatëse të kompetencës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe se procedura e përzgjedhjes së anëtarëve porotë nga një komision parlamentar është komplekse dhe e paqartë, andaj rekomandon braktisjen e plotë të kësaj procedure, shkruan Gazeta Infokus.
“Prokurori i Përgjithshëm duhet të mbetet anëtar “ex officio” i KPK-së (me rregullimin përkatës të përbërjes së KPK-së, nëse është e nevojshme); ligji duhet të përcaktojë më qartë sferat përkatëse të kompetencës së PP dhe të KPK-së;
Edhe procedura e parazgjedhjes së anëtarëve porotë nga një komision parlamentar është komplekse dhe, në të njëjtën kohë, e paqartë. Kjo i hap dyert manipulimeve, pra Komisioni Venecias rekomandon braktisjen e plotë të kësaj procedure”, thuhet në konkluzion.
Komisioni i Venecias po ashtu thotë se procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të prokurorisë jep shumë pushtet në Komisionin Zgjedhor të KPK-së, ku dominojnë anëtarët jo prokurorë dhe se nëse duhet ndonjë organ filtrues, ai duhet të përbëhet nga prokurorët.
“Në mënyrë të ngjashme, procedura e parazgjedhjes së anëtarëve të prokurorisë jep shumë pushtet në komisionin zgjedhor të KPK-së, ku dominojnë anëtarët jo prokurorë. Nëse është i nevojshëm një lloj organi filtrues, ai duhet të përbëhet nga prokurorët, ose të paktën shumica e prokurorëve”, thotë draft opinioni i Komisionit të Venecias.
Komisioni thotë se duke lejuar KPK-në e ripërtërirë të funksionojë me vetëm anëtarë jo prokuror, rrezikon pavarësinë e prokurorisë, andaj duhet rishikuar, duke shtuar se zëvendësimi i anëtarëve që janë aktualisht në detyrë me anëtarë të rinj, duhet bërë vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe me justifikim nëse qon në përmirësim të madh të sistemit aktual, në veçanti në depolitizim të tij.
“Dispozitat kalimtare që parashikojnë përfundimin e parakohshëm të mandateve të të gjithë anëtarëve aktual të KPK-së, dhe duke lejuar KPK-në e ripërtërirë të funksionojë vetëm me anëtarë jo prokuror në përbërjen e saj, janë të rrezikshme për pavarësinë e prokurorisë dhe duhet të rishikohen. KPK-ja e re mund të fillojë të funksionojë vetëm kur të zgjidhen të gjithë anëtarët. Zëvendësimi i anëtarëve që janë aktualisht në detyrë, me anëtarë të rinj, mund të bëhet në raste të jashtëzakonshme dhe justifikohet vetëm nëse çon në një përmirësim të madh në sistemin aktual (në veçanti, depolitizimi). Nëse nuk është kështu, anëtarët aktualë – ose të paktën disa prej tyre, duhet të lejohen të vazhdojnë të shërbejnë në mandatet e tyre”, thuhet në rekomandimet e Komisionit të Venecias, e cili është ende i pa publikuar./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...