Lajme

Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 17 January 2023

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Shakovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.”, ka informuar Ahmeti.

-Advertisement-

Ndërkohë, njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera