Çifti kosovar u mban në kufirin Bullgari – Maqedoni e Veriut mbi 10 orë, lëshohen pas interesimit të inFokusit
Autori: Halil Berisha 18:59 | 15 March 2020
Shkaku i shpërndarjes së Koronavirusit, shumë shtete kanë mbyllur kufijtë.
E një qift i moshuar kosovar, Adem Pozhegu e Hasime Gjonbalaj, derisa po tentonin të vijnë në Kosovë, janë bllokuar në kufirin në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, shkruan gazeta inFokus.
Ata as nuk u lejuan të hynë e as të kthehen, i ka treguar gazetës inFokus, djali i tyre, Qemail Pozhegu.
“Prindërit e mi Adem Pozhegu dhe Hasime Gjonbalaj janë të bllokuar më shumë se 10 orë në zonën neutrale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, për shkak se shteti Maqedon nuk i lejon te hyjnë ne shtetin e tyre. Të gjithë qytetaret maqedon dhe bullgare lejohen te lëvizin kurse ata vetëm se janë shtetas kosovare nuk i lejojnë. Prinderit gjendet aktualisht te zonën Novo Selo”, ka thënë për gazetën inFokus, djali i tyre Qemail Pozhegu.
Gazeta inFokus, ka kontaktuar edhe me Qeverinë në Maqedoninë e Veriut, të cilëve ua ka shpjeguar rastin dhe problemin.
Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për gazetën inFokus, ka thënë që kryesisht pikat kufitare më të vogla janë mbyllur terësisht për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar pas pandemisë.
“Një nga vendimet është mbyllja të gjitha vendkalimeve tokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, përveç vendkalimet kufitare Tabanoc, Deve Bair, Qafë Thanë, Bogorodicë dhe Bllacë. Në vendkalimet kufitare të cilat janë të mbyllura për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, lejohet vetëm kalimi i automjeteve transportuese”, ka thënë për inFokusin Hoxha.
Ndërsa, i njëjti ka siguruar se në asnjë formë nuk bëhet seleksionimi i qytetarëve në bazë të etnisë se kush duhet apo nuk duhet të kaloj.
Për rastin në fjalë pas interesimit të inFokusit është njoftuar edhe ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa, jo shumë më pas, familjarë të qiftit që kishin mbetur në kufi, i kanë treguar gazetës që janë lejuar të hynë në Maqedoninë e Veriut./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranë...
-
Mbahet mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryemini...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...