Kirurgët kërkojnë pagë sa Kryeministri Haradinaj
Autori: Xhejlane Kaçiu 19:11 | 10 January 2019
Heshtje. Asgjë nuk lëvizte pasditen e së enjtes në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të gjitha sallat e operacionit në këtë klinikë janë jashtë funksionit. Ndërsa kirurgët, të cilët do të duhej të ishin me bisturi në dorë tash e tri javë janë në grevë.
Ata kthehen në vendet e punës vetëm kur pacientët që janë në rrezik për jetë, shkruan gazeta inFokus.
Të tjerët duhet të presin derisa Qeveria e Kosovës t’ua bëjë pagat sa ajo e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kirurgët po kërkojnë pagë rreth 2 mijë e 390 euro në muaj nga 549 euro sa i marrin tani.
Ndërkaq, paga e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me vendimin e ri është 2 mijë e 950 euro.
Udhëheqësi i kësaj greve, Arbër Morina është i vendosur që bashkë me kolegët e tij të qëndrojnë deri në realizimin e kërkesave.
“Nuk kemi marrë asnjë ofertë të dinjitetshme dhe nuk do të bëjmë asnjë lloj negociate sa i përket kësaj çështjeje. Greva ndërpritet vetëm atëherë kur paratë dalin në xhirollogari”, është shprehur Morina për gazetën inFokus.
E përveç 157 specialistëve të QKUK-ës, janë edhe tri spitalet rajonale që i janë bashkuar kësaj greve. Spitali i Mitrovicës, i Gjakovës dhe ai i Gjilanit janë po ashtu në grevë.
Ndërsa takimi i tyre me Drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiun dhe Ministrinë e Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismailin nuk ishte fare i dobishëm, shkruan gazeta inFokus.
“Të premten e kaluar kemi pas takim me Drejtorin e QKUK-ës dhe Ministrin e Shëndetësisë dhe ai na ka raportuar për punën e Ministrisë, por nuk kemi marrë ndonjë ofertë konkrete që ka të bëjë me kërkesën tonë, ata kanë dhënë deklarata si në fushatë elektorale, gjë për të cilën ne nuk kemi nevojë”, tregon Morina.
Ai tregon se asnjë kirurg, i cili gjendet në grevë, nuk ka kryer operacione as në QKUK, por as privat, përveç në rastet urgjente, shkruan gazeta inFokus.
“Në rastet të cilat janë jetike natyrisht se intervenohet. Asnjë ditë të vetme nuk ka pasur ndërprerje të punës në Emergjencë dhe të gjitha operacionet janë kryer kur ka qenë në pyetje jeta e pacientit dhe kjo do të vazhdoj të jetë kështu”, shprehet Morina, duke treguar se kjo grevë përkrahet nga të gjithë kirurgët e Kosovës.
“Nuk ekziston specialist i Republikës së Kosovës që nuk na përkrahë, ka të tillë që kanë guxim edhe që nuk kanë guxim, por të gjithë na përkrahin në këtë grevë”, thotë ai./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Bakoyannis: Asnjë kandidati si Kosovës nuk iu kërkuan aq shumë reforma për KiE
Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka ...
-
Mandatari për kryeministër të Serbisë: S’lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira
Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e ...
-
Hyn në fuqi marrëveshja “pa kufi” Shqipëri-Kosovë, pika në Morinë me fluks të madh të kosovarëve
Prej ditës së mërkurë, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hap i rëndësishëm për komunat në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar nënkryetaret e komunave veriore,...
-
Tërësisht në seancë të mbyllur përfundon dëshminë dëshmitari i 60-të kundër ish-krerëve të UÇK-së
Tërësisht në seancë të mbyllur, e ka përfunduar dëshminë e tij, dëshmitari i ...
-
Kurti takon nënkryetaret e Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me nënkryetaret...
-
“Protestë për dinjitet” – Farmacistët i shpalosin qeverisë 7 kërkesat e tyre
Paga të dinjitetshme, nivelizim të çmimeve, pagesa për receta e respektim të ...
-
Shembet autostrada në Kinë, shkon në 24 numri i viktimave/PAMJE
Ka shkuar në 24 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shembjes s...
-
Këshilltarja e Kurtit, kandidate për të paren e Preshevës
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e ...
-
Azemi drejtuar qeverisë: Kemi dalur t’u tregojmë që jeni në fazën e fundit, s’keni punëtorë të sektorit privat
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë ...
-
Hoti: Qeveria e mashtrimit u ka shpallur luftë sindikatave nga marrja e mandatit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë...
-
Gjeologu paralajmëron lëkundje apokaliptike në Manisa
Edhe pas tërmeteve shkatërrimtare që prekën vendin më shumë se një vit më par...