Eksperti britanik: “Aventura” e rrezikshme e Qeverisë për tranformimin e Trepçës (Raport ekskluziv)
Autori: Agon Sinanaj
14:14 | 06 Korrik 2018
Qeveria e Kosovës para vetes e ka një studim fizibiliteti për Trepçën përmes të cilit pritet të vendos për të ardhmen e gjigantit metalurgjik. Atij të porositur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në vitin 2017.
Por në asnjë rresht të këtij studimi nuk përmendet vlera e aseteve të kësaj ndërmarrjeje. Shndërrimi në shoqëri aksionare dhe futja e kapitalit privat do të bëhen pa një analizë rreth vlerës së aseteve.
Gazeta Fokus ka siguruar një raport të detajizuar të ekspertit britanik Iraj Hashi, profesor i ekonomisë në Universitetin Staffordshire, i cili është angazhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në vitin 2017, për ta komentuar studimin e vetëm që e ka kryeministri mbi tavolinë për të ardhmen e Trepçës.
Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu:
Në raportin e tij, Hashi thotë se përfshirja e investitorëve privatë dhe vendimi për pjesën e tyre në çdo sipërmarrje të përbashkët, varet pa dyshim nga vlera e kompanisë ose e njësive individuale të biznesit. Mirëpo ai shpreh habinë sesi kjo nuk është marrë fare në konsideratë nga kompania që e ka kryer studimin e fizibilitetit për Trepçën.
“SFT nuk ka llogaritur një vlerë, apo edhe një vlerë të përafërt, për Trepçën. Kjo është përkundër faktit që ekipi i SF-së ka pasur qasje në listën e aseteve të Trepçës (faqe. 235-254 dhe plotësisht e specifikuar në Aneksin 1 nën subjektet kryesore) me vlerat e tyre dhe llogaritë e audituara të Trepçës Veri dhe Jug”, thotë ai.
Studimi i fizibilitetit, sipas ekspertit britanik, në përgjtihësi është shumë i heshtur në pyetjen e rëndësishme për vlerën e Trepçës apo subjekteve të tjera të saj, duke i cituar dokumentet e pamjaftueshme si arsye.
“Metoda e preferuar e pjesëmarrjes së sektorit privat (IPPP) përfshin, nga njëra anë, themelimin e një ose më shumë ndërmarrjeve me pjesëmarrje të përbashkëta nga Sh.A Trepça (ose ndonjë nga njësitë e saj afariste) dhe, nga ana tjetër, investitorë privatë, në përmasa që duhet të negociuar më vonë. Përfshirja e investitorëve privatë dhe vendimi për pjesën e tyre në çdo sipërmarrje të përbashkët, varet pa dyshim nga vlera e kompanisë ose e njësive individuale të biznesit”, thotë ai.
Sipas britanikut, ka qenë krejtësisht e mundur të përcaktohej vlera e aseteve të ndërmarrjes duke përdorur vlerat e tregut për pronën ose tokën si dhe vlerën e disa pasurive duke përdorur njohuritë e ekspertëve. Megjithatë, kjo nuk është bërë. Studimi vetëm pohon se ka ofruar “bazën për hulumtimin paraprak të plotë, pas të cilit duhet të zhvillohet një jetë e përshtatshme e Minierave, duke formuar bazën e një plani të ri tekniko-ekonomik dhe financiar dhe përcaktimin e vlerës së SHA Trepçës”.
“Kjo është një mangësi e madhe që ndikon në zhvillimin e kompanisë, veçanërisht në aspektin e pjesëmarrjes së saj të ardhshme të sektorit privat. Zbatimi i Ligjit për Trepçën nuk mund të presë për këtë proces mjaft të gjatë”, thotë Hashi.
Një çështje tjetër shumë e rëndësishme ka të bëjë me paqartësitë rreth fatit të punëtorëve. Sipas Ligjit të ri për Trepçën, statusi i aksioneve të punonjësve duhet të hulumtohet në detaje dhe gjithashtu diskutimi i statusit të tyre ligjor.
Por sipas profesorit britanik kjo nuk është krejt e qartë në studimin e fizibilitetit.
” Vlera e aksioneve të Sh.A Trepça është e rëndësishme si nga pikëpamja e punonjësve po ashtu edhe nga investitorët privatë. Pyetjet e shtruara janë: Sa është vlera e secilit aksion? A e posedojnë punonjësit 20% e vlerës së SHA Trepçës apo 20% e vlerës së Njësisë së Biznesit në të cilën ata ishin të punësuar? Cila është qeverisja e ndërmarrjeve me pjesëmarrje të përbashkët në bazë të asaj se kush ushtron kontrollin e menaxhimit? A janë aksionet e punonjësve aksione të zakonshme ose aksione preferenciale (aksione pa të drejtë vote)? A janë aksionet e punonjësve të transferueshme dhe të tregtueshme apo a duhet që punonjësit të mbajnë ato për një periudhë të caktuar (2-3 vite, p.sh.)”, thuhet në raport./Gazeta Fokus/
Gazeta Fokus do të botoj në vazhdim mendimet e ekspertit britanik dhe dy eksperteve tjerë të angazhuar për komente nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...



































