Heung-Min Son “thirret” ushtar, Tottenhami rrezikon ta humbasë për dy vite
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 14 March 2018
Tottenhami mund të humbasë shërbimet e Heung-Min Son për dy vite, me këtë të fundit që ka të ngjarë të rekrutohet në ushtri.
Sipas ligjit në Korenë e Jugut, të gjithë meshkujt nën 28 vjeç janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak, që zgjat nga 21 deri në 36 muaj, në varësi të sektorit ku do të kryhet ky shërbim.
Sipas tabloidit “The Sun”, Son, ashtu sikurse edhe të gjithë koreano-jugorët e tjerë nuk mund të refuzojë kryerjen e këtij shërbimi. Nëse ai e bën këtë, atëherë e pret një dënim me dy vite burg.
Kjo do të thotë se sulmuesi i Tottenhamit, me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik të klubit londinez në sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021. Megjithatë ka një pikë që mund ta ndihmojë Son, që t’i shpëtojë shërbimit ushtarak.
Ligji në Korenë e Jugut përjashton nga detyrimi i kryerjes së këtij shërbimi vetëm ata sportistë, të cilët bëjnë paraqitje të shkëlqyera në turnetë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se, nëse Son do të shkëlqejë në Botërorin e Rusisë, atëherë nuk do të jetë i detyruar t’u baskhohet Forcave të Armatosura të vendit të tij.
Koreja e Jugut ndodhet në Grupin F të Botërorit, së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Meksikën, e ajo që duhet të bëjë është që të përsërisë rezultatin e Kupës së Botës së vitit 2002, kur arriti deri në gjysmëfinalet e atij turneu.
Në këtë kompeticion, për Korenë e Jugut duket se është e vështirë të shkojë kaq larg, kështu që për Son, opsioni më i mirë që i mbetet për të shkëlqyer janë Lojërat Aziatike, që do të mbahen nga 18 gushti deri më 2 shtator të këtij viti në Indonezi, ku Koreja e Jugut do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar në turneun e futbollit.
Të tjera
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...
-
Leposaviq: U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet e më pas lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. ...
-
25 vjet nga masằkrằ në Burgun e Dubravës
25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha n...
-
“Stoli ari, para dhe 11 ora”, vjedhje e rëndë në Graçanicë
Një burrë në Graçanicë ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe i...
-
Nënsekretarja Allen mbërrin në Presidencë, nis takimin me Osmanin
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka mbërritur në Presidenc...