“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Autori: Gazeta inFokus
19:57 | 27 November 2026
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka shprehur shqetësimin se dukuritë që dikur ngjallnin reagime të ashpra në shoqëri, sot po normalizohen, shkruan Gazeta Infokus.
Gjatë podcastit, Dakaj ka kritikuar ndryshimin e standardeve të reagimit shoqëror ndaj keqpërdorimeve, duke përmendur edhe qëndrimet e dikurshme të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.
“E kena normalizu ata me të cilën jemi mburrë na si shoqëri e me të cilën është rritë krejt Lëvizja Vetëvendosje, ku ka thënë na duhet me qenë aq të vëmendshëm e qaq shoqëri aktive dhe vibrante, sa na nuk ia lejojmë. E kena bo për faqe të zezë edhe njerëz akademikë, të cilët kanë guxuar kaniherë edhe me lëshu dorën me ble gjëra krejtësisht të vogla, përderisa kanë mbajtur pozita”, është shprehur Dakaj.
Sipas tij, dikur edhe shpenzimet e vogla të personave që mbanin pozita publike ngjallnin reagime të mëdha, ndërsa sot, përballë problemeve me furnizimin me energji elektrike, shoqëria po bëhet gjithnjë e më tolerante ndaj keqpërdorimeve.
“Sot jemi ardhë në një derexhe sa po themi: Hej, a diçka, aman edhe vjedhni, amo veç mos na bini në këtë gjendje ku na me pasë reduktime sikur në periudhën e menjëherë pas përfundimit të luftës”, ka deklaruar Dakaj.
Dakaj ka theksuar se veçanërisht shqetësues për të mbetet normalizimi i këtyre dukurive, për të ciat, sipas tij, do të duhej të kërkohej përgjegjësi.
“Domethanë, po menoj që i kena normalizu këto tema sa, në këndvështrimin tem edhe të secilit njeri normal, këtu ish dashtë me dhënë përgjegjësi secili që kish pasë, që kish guxu veç me menu me i bo gjëra të tilla. Nganjëherë më shqetëson ky fakt që janë tu u normalizu”, ka deklaruar Dakaj./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...
-
Shiroka Pula: BE-ja të mos jetë selektive në procesin e zgjerimit
Në Samitin e radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që është organizuar në Ohër...
-
Ministri Ejup Maqedonci dekoron Bashkim Jasharin me Medaljen “Shërbim i Shquar” në Ditën e Forcës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar Komandantin e Forcës së Sig...
-
“Me armë, fjalë e kamerë në shërbim të atdheu”, Musliu dhe Lushtaku vlerësojnë kontributin e veteranëve të UÇK-së dhe gazetarëve të luf*tës
Ganimete Musliu, së bashku me kryetarin e Komunës, Sami Lushtakun, kanë ndarë...
-
Cili ishte destinacioni final i dro*gës që u kapë në Kaçanik- Policia e Prokuroria dalin me detaje
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë njoftuar se tre pe...
-
A i lexojnë deputetët ligjet që votojnë? Eman Rrahmani tregon çfarë ndodhi në Kuvend kur përmendi sterilizimin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka ngritur pi...
-
Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi europiane
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Europa po kërkon të marrë kontrol...
-
Aksioni në Kaçanik, 136 kilogramë marih*uanë të sekuestruara, Sveçla: Nuk ka tolerime…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Haxhiu takohet me përfaqësueset e strehimoreve, në fokus financimi i qëndrueshëm dhe mbështetja institucionale
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me p...
-
“Shkon Lumezi, vjen Elezi”, Gjini për Kurtin: Në pushtet ka ardhë Bylmezi, e dini në Prizren çka i bjen kjo
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, k...
-
Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe S...

































