“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 26 Tetor 2026
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte kërkuar ndihmë nga institucionet edhe përmes një letre drejtuar kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë.
Në letrën e saj, ajo kishte shprehur shqetësime për mënyrën se si po trajtohej rasti i saj dhe kishte kërkuar që zëri i saj të dëgjohej.
Tashmë është publikuar edhe letra e shkruar me dorë nga Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor, sipas raportimeve nga kunati i saj, me sëpatë.
Në dokumentin e titulluar “Reagim në përgjigjen e kryetarit”, ajo shprehte pakënaqësinë me trajtimin institucional dhe vendimet gjyqësore.
“Rastet nuk qenkan të pastësishme! Tani e shoh a kontribuojnë institucionet në vrasjen e grave”, kishte shkruar ajo.
Në letër, Zekaj përmend edhe takimin me gjyqtarin, për të cilin thotë se nuk kishte marrë përgjigje konkrete.
“Ju jeni njoftuar me kohë. Takimi me gjyqtarin, pa sqarime konkrete, është zero!”, thuhet në letrën e saj.
Ajo kishte kritikuar edhe vendimet gjyqësore, duke pretenduar se nuk po merreshin parasysh faktet dhe rrethanat e rastit të saj.
“Fakte ligjore janë tejkaluar dhe ligji e kompetenca e gjyqtarit nuk mund të zëvendësohen me fjalën ‘mundësi’!”, kishte shkruar Zekaj.
Në një pjesë tjetër të letrës, ajo shpreh zhgënjimin me trajtimin që pretendonte se kishte marrë nga drejtësia.
“Gjykatësi i juaj lëshon vendim kontradiktor e bën të vështirë jetën e një gruaje dhe jep urinë e një fëmije”, thuhet ndër të tjera në dokument.
Në fund, Arlinda kishte lënë një mesazh që, pas vrasjes së saj, merr një peshë edhe më të rëndë.
“As vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres të mund të flas!”, kishte shkruar ajo.
Letra përfundon me kërkesën që të merren parasysh shqetësimet e saj dhe të arsyetohen vendimet e gjyqtarit.
Ky dokument ngre pyetje për mënyrën se si janë trajtuar ankesat e saj nga institucionet e drejtësisë dhe nëse shqetësimet që kishte ngritur janë shqyrtuar me seriozitetin e duhur.
Megjithatë, nga përmbajtja e kësaj letre nuk mund të përcaktohet nëse ajo lidhej drejtpërdrejt me rrezikun që i kanosej jetës së saj, apo cilat veprime konkrete janë ndërmarrë nga gjykata pas pranimit të saj.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa rrethanat dhe përgjegjësitë për rastin mbeten çështje për hetim nga organet kompetente./Gazeta Infokus


T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































