ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Autori: Agnesa Smajli
09:54 | 26 Tetor 2026
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucioneve dhe kishte kërkuar mbrojtje urgjente. Ajo e kishte parashikuar edhe vetë rrezikun që i kanosej jetës.
Më 25 tetor, 49-vjeçarja u gjet e vrarë me sëpatë në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.
Arlinda është gruaja e tetë që humb jetën në rrethana të dhunshme ose të dyshimta në Kosovë që nga fillimi i vitit 2026.
Rastet janë regjistruar në Dragash, Podujevë, Malishevë, Prizren, Klinë, Gjilan dhe Pejë. Në shumicën prej tyre, si të dyshuar janë identifikuar bashkëshortë ose anëtarë të familjes së viktimave.
Rasti i Pejës: Kërkoi mbrojtje urgjente, tri ditë më vonë u vra
Më 22 tetor, Arlinda kishte dorëzuar një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, ku kërkonte mbrojtje urgjente dhe paralajmëronte se jeta e saj ishte në rrezik. Në parashtresë, ajo u kishte shkruar institucioneve: “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime.”
Sipas raportimeve, mbrëmjen e vrasjes ajo ishte intervistuar nga Policia lidhur me dhunën në familje dhe ishte kthyer në shtëpi nga zyrtarët policorë pak para ngjarjes. Si i dyshuar për vrasjen është identifikuar kunati i saj, Albert Sylaj. Rasti është nën hetim.
Rastet e tjera gjatë vitit
Janar, Dragash: Më 21 janar, në fshatin Restelicë, një grua rreth 60-vjeçare me inicialet T.B. u gjet pa shenja jete brenda shtëpisë së saj. Si i dyshuar u arrestua në vendngjarje djali i saj, Ferzidin Boza, rreth 30 vjeç. Rasti u iniciua si “vrasje e rëndë”.
Mars, Podujevë: Më 23 mars, në fshatin Majac, një incident me armë zjarri la disa viktima. Ilaz Brahimi, rreth 43–45 vjeç, u gjet i vdekur në vendngjarje, ndërsa Ardita Gashi, rreth 30 vjeç, dhe Miradije Gashi, 68 vjeç, u plagosën rëndë dhe më vonë ndërruan jetë. Rrethanat dhe motivi janë ende nën hetim.
Gusht, Malishevë: Më 24 gusht, Jetlira Foniqi Bytyqi, 25 vjeç, ndërroi jetë në QKUK pasi u plagos me armë zjarri. Ajo ishte në javën e 34-t të shtatzënisë. Si i dyshuar u trajtua Egzon Bytyqi, ndërsa arma, sipas raportimeve, i përkiste babait të tij. Rasti u cilësua “vrasje e rëndë”.
Gusht, Prizren: Më 26 gusht, një grua 80-vjeçare me inicialet L.D. u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Ekzaminimet fillestare ngritën dyshime për lëndime nga dhuna fizike. Për rastin u arrestua bashkëshorti i saj, Bardhi Dushi, 81 vjeç. Rasti u cilësua “vrasje e rëndë”.
Tetor, Klinë: Më 6 tetor, Zoje Zeneli nga fshati Poterq i Epërm ndërroi jetë në QKUK, pas afro një muaji trajtimi për lëndimet e marra në një incident më 6 shtator. Në të njëjtin incident u lëndua edhe Ganimete Zeneli. Si i dyshuar është raportuar Berat Zeneli. Pas vdekjes, rasti u ricilësua si “vrasje e rëndë”.
Tetor, Gjilan: Më 9 tetor, në fshatin Livoç i Ulët, nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën Nafije Bogujevci, 27 vjeç, dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, ndërsa Mazllum Bogujevci mbeti i plagosur. I dyshuari, bashkëshorti i Nafijes, Valon Ramushi, u vetëdorëzua në Polici. Arma u sekuestrua.
Vetëm në muajin tetor janë raportuar tri raste, ndërsa në gusht dy raste ndodhën brenda dy ditëve. Këto ngjarje kanë rikthyer në vëmendje çështjen e dhunës në familje dhe të mbrojtjes së grave që raportojnë kërcënime.
Vrasja në Pejë ka ngritur veçanërisht pyetjen se si u trajtua kërkesa e viktimës për mbrojtje urgjente dhe çfarë masash u morën pas denoncimit të saj. Ndërsa hetimet për disa nga rastet vazhdojnë, mbetet të sqarohet nëse institucionet kishin paralajmërime të mëhershme dhe nëse u ndërmorën masat e nevojshme për parandalimin e tyre./GazetaInfokus

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...


































