Fokus

Infokus i përgjigjet SËRISH me FAKTE, SHPIFJEVE të Valon Ramadanit dhe padisë ndaj redaktores Smajli, drejtorit Dakaj dhe mediumit

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 08 Korrik 2026

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka vendosur edhe një herë të akuzojë publikisht duke shpifur Gazetën Infokus, drejtorin Shkelzen Dakaj, readaktoren dhe gazetaren Hateme Smajli për raportimet lidhur me privatizimin e pronës shtetërore nga babai i tij, Hysni Ramadani.

Duke qenë se Valon Ramadani ka zgjedhur të vazhdojë me pretendime publike kundër Infokusit dhe ka njoftuar për padi ndaj mediumit, jemi të obliguar t’ia rikujtojmë opinionit publik se raportimet tona nuk janë bazuar në aludime, hamendësime, por në dokumente zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Pretendimet se Infokus ka zhvilluar një fushatë kundër Valon Ramadanit nuk qëndrojnë. Faktet dëshmojnë të kundërtën.

-Advertisement-

Email-et zyrtare tregojnë se Gazeta Infokus ka nisur të merret me këtë çështje qysh më 15 maj 2026, shumë kohë para publikimit të hulumtimit. Gjatë kësaj periudhe janë dërguar kërkesa për qasje në dokumente publike, janë kërkuar sqarime nga institucionet përgjegjëse dhe janë kontaktuar personat e përfshirë në proceset e privatizimit.

Emaili që rrëzon pretendimet e Valon Ramadanit

 

Madje, vonesat dhe mosrespektimi i afateve ligjore dhe mospërgjigja në kërkesë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë bërë që Infokus të ndjekë edhe procedurat ligjore pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm.

Para publikimit të hulumtimit, Infokus ka kontaktuar edhe ish-kryeshefin e AKP-së, Mentor Hyseni, në kohën e të cilit kishin nisur procedurat që lidhen me privatizimet e trajtuara në raportim.

Po ashtu është kontaktuar edhe vetë Hysni Ramadani, i cili ka konfirmuar ekzistimin e transaksioneve të raportuara.

Vetëm pasi janë siguruar dokumentet zyrtare, janë verifikuar faktet dhe janë kontaktuar palët relevante, hulumtimi është publikuar.

Në anën tjetër përkundër deklarimeve publike të Valon Ramadanit, deri më sot nuk është paraqitur asnjë dokument, asnjë fakt dhe asnjë dëshmi që rrëzon informacionet e publikuara nga Infokus. Edhe në reagimet e tij publike nuk trajtohet dhe nuk përmendet në asnjë rresht thelbi i raportimit: privatizimi i pronës shtetërore nga babai i tij, Hysni Ramadani.

Infokus nuk ka për obligim të mbrojë reputacionin e politikanëve, kandidatëve për deputetë apo zyrtarëve publikë. Obligimi i Infokus është të raportojë për çështje me interes publik, të mbështetura në fakte dhe dokumente, si dhe t’u japim hapësirë të gjitha palëve për të shprehur qëndrimet e tyre.

Ndërkohë, pas publikimit të hulumtimit, drejtori Shkelzen Dakaj, gazetarja Hateme Smajli dhe stafi i Infokus janë përballur me fyerje, ofendime dhe sulme të vazhdueshme në rrjetet sociale. Në disa raste, sulmet janë shtrirë edhe ndaj familjarëve të tyre nga vetë familjarë të deputetit.

Pavarësisht këtyre presioneve, Infokus nuk do të tërhiqet nga raportimi i fakteve dhe dokumenteve që kanë interes publik. Përkundrazi, do të vazhdojë të publikojë çdo informacion të ri që sigurohet nga institucionet kompetente dhe që lidhet me këtë hulumtim.

Njëkohësisht, rikujtojmë se Infokus ka iniciuar procedura ligjore ndaj Valon Ramadanit me datën 19 qershor të këtij viti, për pretendimet e bëra publikisht ndaj mediumit dhe gazetarëve tanë.

Ky hulumtim nuk përfundon këtu. Infokus do të vazhdojë publikimin e dokumenteve dhe fakteve të reja zyrtare që lidhen me privatizimet e realizuara nga Hysni Ramadani dhe kompania ‘Nderimi SHPK’. Dokumentacioni i siguruar deri më tani nga institucionet shtetërore dëshmon se në të njëjtën zonë janë privatizuar afro 50 hektarë prona shtetërore, ndërsa publikun do ta informojmë edhe për gjetjet e tjera si gjithmonë të verifikuara dhe të dokumentuara.

Infokus do të vazhdojë të raportojë vetëm me dokumente, vetëm me fakte dhe vetëm në interes të PUBLIKUT.

Reagimi i Valon Ramadanit:

AKP-ja konfirmon pazarin me negocim: Babai i Valon Ramadanit bleu pronën publike me 120 euro për metër katror

“S’kam kohë me u marrë me tyli gazetari”, babai i ish-deputetit të VV-së, Valon Ramadani, me sjellje arrogante kur pyetet për blerjen e pronës me negocim nga AKP-ja

Familjari i Valon Ramadanit në krye të fushatës së sharjeve të rënda ndaj gazetarit Dakaj, deputeti i LVV-së që Infokus ia zbuloi privatizimin e tokës

Infokus PADIT deputetin e LVV-së, Valon Ramadanin për shpifje dhe fyerje ndaj mediumit (Dokument)

Për herë të parë, AKP privatizon edhe RRUGË – Prona e blerë nga babai i deputetit Valon Ramadani rezulton të jetë rrugë

 

Reagim i Gazetës Infokus ndaj deklaratave shpifëse të ish deputetit të LVV-së, Valon Ramadani, njoftim për padi për shpifje dhe prishje të imazhit

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy