“S’kam kohë me u marrë me tyli gazetari”, babai i ish-deputetit të VV-së, Valon Ramadani, me sjellje arrogante kur pyetet për blerjen e pronës me negocim nga AKP-ja
Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 06 June 2026
Hysni Ramadani, babai i ish-deputetit dhe kandidatit aktual për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, është revoltuar dhe, me tensione, ka shfaqur sjellje arrogante ndaj gazetares kur është pyetur për çmimin e pronës prej 2,524 metrash katrorë, të blerë përmes pazarit, përkatësisht shitjes me negocim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin origjinal të AKP-së, që dëshmon se parcela kadastrale, pronë e N.Sh. “Pasuria Bujqësore” në Ferizaj, i është shitur me negocim, në vitin 2024, Hysni Ramadanit dhe Shaban Aliut. Në dokumentet zyrtare të publikuara nga AKP-ja, emrat e blerësve janë fshehur, ndërsa nuk figuron as çmimi i shitjes, rast i cili përbën edhe shkelje ligjore.
I kontaktuar nga Infokusi për të sqaruar rrethanat e blerjes, Ramadani fillimisht ka refuzuar të japë përgjigje konkrete, duke kërkuar që gazetarja të paraqitet fizikisht në zyrën e tij.
“Hajde në zyrë të tregoj. Nuk kam kohë, i kam këtu 500 punëtorë. Nuk kam kohë me u marrë me ty”, ka deklaruar fillimisht Hysni Ramadani, babai i ish-deputetit të VV-së, Valon Ramadani.

Kur gazetarja ka insistuar të marrë përgjigje përmes telefonit apo me shkrim, Ramadani ka vazhduar të tensionohet. Me të njëjtin ton ka refuzuar të japë sqarime se si e ka privatizuar këtë pronë publike dhe sa ka qenë çmimi i saj, duke insistuar që të aranzhohej një takim pas disa javësh.
Më pas, ai ka eskaluar, duke fyer gazetaren me shprehjen “tyli gazetari”.
“Unë i menaxhoj mbi 500 punëtorë dhe s’kam kohë me u marrë me tyli gazetari me telefon”, tha Ramadani, pasi gazetarja nuk e ka pranuar refuzimin për takim dhe ka insistuar të marrë një përgjigje të shkurtër se si është privatizuar ajo pronë dhe sa ka qenë çmimi.
“Po çka je ti, a je gazetare?”, ndërsa më pas vazhdoi debatin me gazetaren për mënyrën e komunikimit.
Edhe pse u pyet disa herë për pronën e blerë nga AKP-ja dhe për detajet e transaksionit, Ramadani nuk dha asnjë përgjigje konkrete lidhur me çmimin apo procedurat e shitjes, duke e shtyrë vazhdimisht bisedën për një takim të ardhshëm.
Në fund të telefonatës, ai pranoi vetëm që të takohej me gazetaren më datën 15 të muajit, në orën 12:00, duke premtuar se atëherë do të jepte sqarime për rastin.
Ndërkohë, dokumentet e siguruara nga Gazeta Infokus raportojnë mbi mungesën e transparencës në shitjet direkte të pronave nga AKP-ja, pasi në shumicën e dokumenteve të publikuara emrat e blerësve janë fshehur, ndërsa çmimet e shitjeve nuk figurojnë fare.
Sipas hulumtimit të Gazetës Infokus, në këtë formë janë shitur shumë prona të tjera të shtetit me të njëjtin standard të mungesës së transparencës, në shitje pa tenderë e duke u redaktuar dokumentet zyrtare.
Ndërkohë Gazeta Infokus ditë më parë ka raportuar se vetëm në vitin 2025, sipas raportit të AKP-së, 56 asete janë shitur pa tenderë në formë direkte. Të gjitha këto dokumente figurojnë po njëlloj të redaktuara në faqen zyrtare të AKP-së, ku nuk figuron emri i blerësve.
Shitja e aseteve vetëm në vitin 2025, sipas raportit të siguruar nga Gazeta Infokus, ka kapur shifrën 19,760,716 euro, por pa u bërë publike lista e pronave apo mënyra konkrete e vlerësimit të tyre.
Ndërsa, nga rreth 4 milionë euro të buxhetit të AKP-së, mbi 3 milionë euro ishin shpenzuar vetëm për paga dhe mëditje, duke lënë shumë pak hapësirë për investime reale apo zhvillim institucional.
/Gazeta Infokus
Artikulli i plotë me dokumentet:

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































