Familjari i Valon Ramadanit në krye të fushatës së sharjeve të rënda ndaj gazetarit Dakaj, deputeti i LVV-së që Infokus ia zbuloi privatizimin e tokës
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 16 June 2026
Gazetari Shkelzen Dakaj u bë objekt i një fushate të organizuar sharjesh, ofendimesh dhe linçimi publik pas deklaratës së gazetarit Leart Hoxha për një kandidate për deputete, të cilës ai pretendoi se i ishin shpenzuar rreth 250 mijë euro gjatë fushatës, pa përmendur asnjë emër.
Megjithatë, menjëherë pas kësaj deklarate, në rrjete sociale nisi një fushatë aludimesh se bëhej fjalë për kandidaten e LDK-së, Alisa Jetullahu, emër i cili u përmend edhe gjatë një emisioni televiziv nga gazetari gazetari Dakaj.
Prej atij momenti, Dakaj u shndërrua në cak të sulmeve të vazhdueshme. Video e shkëputur nga emisioni ku ai kishte marrë pjesë u shpërndanë masivisht nga faqe të ndryshme në rrjete sociale, ndërsa sulmet u amplifikuan nga aktivistë, militantë, zyrtarë dhe kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas reagimit të vetë Dakajt, sulmet nuk mbetën vetëm në rrjete sociale, por vazhduan edhe në jetën e tij private, deri në situata kur ai po kryente blerje me vajzat e tij të vogla.
Por një detaj tjetër ngre pikëpyetje serioze.
Personi që i dërgoi mesazh gazetarit Dakaj në llogarinë e tij në Facebook duke e sharë rëndë në familje po rezulton të jetë Leutrim Ramadani, i cili sipas fotografive të publikuara nga vetë deputeti i LVV-së, Valon Ramadani, është pjesë e familjes së tij.

Në fotografitë e publikuara nga Valon Ramadani në rrjetet sociale, Leutrim Ramadani shfaqet së bashku me deputetin dhe anëtarë të tjerë të familjes Ramadani, të cilët janë identifikuar dhe etiketuar nga vetë deputeti.

Kjo e bën edhe më të ndjeshme çështjen, pasi sulmet ndaj gazetarit Dakaj po vijnë pikërisht nga një person i afërt familjarisht me deputetin e LVV-së, emri i të cilit ishte në qendër të raportimit të fundit të Gazetës Infokus.
Vetëm pak ditë më parë, Infokus publikoi dokumente që tregonin se Hysni Ramadani, babai i deputetit Valon Ramadani, kishte përfituar nga një shitje direkte e një parcele shtetërore prej 2,524 metrash katrorë në Ferizaj.
Dokumentet e siguruara nga Infokus treguan se emrat e blerësve ishin fshehur në dokumentet zyrtare të publikuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ndërsa identiteti i tyre u zbulua vetëm pasi redaksia siguroi versionin e paredaktuar të dokumentacionit.
Pas publikimit të hulumtimit, AKP reagoi publikisht. Megjithëse e cilësoi raportimin si të pasaktë, vetë institucioni konfirmoi elementet kryesore të raportimit të Infokusit: se prona ishte shitur në formë direkte tek Hysni Ramadani dhe Shaban Aliu, si dhe bëri publik për herë të parë çmimin e shitjes, duke njoftuar se parcela ishte shitur me 120 euro për metër katror.
Edhe deputeti Valon Ramadani reagoi pas publikimit të hulumtimit, duke i quajtur gazetarët e Infokusit “shantazhues”, pa paraqitur asnjë fakt që do të mbështeste një akuzë të tillë dhe pa mohuar në asnjë moment ekzistimin e transaksionit të raportuar.
Pikërisht për këtë arsye, fakti që një familjar i deputetit është përfshirë në sulme publike dhe gjuhë fyese ndaj gazetarit që ka raportuar mbi këtë çështje, ngre pikëpyetje të reja mbi motivet e kësaj fushate.
Vetë Dakaj ka deklaruar se sulmet ndaj tij nuk kanë të bëjnë me debatin për një kandidate apo me deklaratën e Leart Hoxhës, por me përpjekjet për të zhvendosur vëmendjen nga raportimet e dokumentuara të Infokusit lidhur me shitjen e pronës shtetërore.
Në vend të përballjes me faktet e publikuara, debati publik po zhvendoset drejt sulmeve personale ndaj gazetarëve, një praktikë që organizatat vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e medias e konsiderojnë si presion ndaj punës së mediave dhe tentativë për të dekurajuar raportimin kritik./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































