Dakaj i reagon Leart Hoxhës: Deklarata jote ushqeu fushatën e linçimit ndaj meje, qëllimi është të goditen raportimet e Infokusit
Autori: Gazeta inFokus
21:36 | 15 June 2026
Gazetari dhe drejtuesi i Gazetës Infokus, Shkelzen Dakaj, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook ndaj gazetarit Leart Hoxha, duke e akuzuar se, me apo pa dashje, ka krijuar një situatë që ka ushqyer një fushatë linçimi dhe denigrimi ndaj tij në rrjetet sociale.
Dakaj shkruan se prej disa ditësh është bërë objekt i sulmeve, sharjeve, fyerjeve dhe akuzave të ndryshme në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një fushatë të organizuar që, sipas tij, ka për qëllim dëmtimin e reputacionit të tij dhe të mediumit që drejton.
Ai mohon kategorikisht çdo pretendim që është ngritur ndaj tij pas një paraqitjeje publike, ku kishte përmendur dhe vlerësuar një kandidate të re të LDK-së, Alisa Jetullahun.
“Nuk kam asnjë arsye për shfajësim, sepse nuk ka asnjë të vërtetë në ato montime e lidhje që po bëhen me video e komente. Alisën as nuk e njoh e as nuk e di kush është. E kam përmendur vetëm si një vajzë të re, 22-vjeçare, që po bënte një fushatë aktive dhe emri i së cilës ishte imponuar gjithandej në atë fushatë. Madje as nuk e kam ditur se vajza e kujt është”, ka shkruar Dakaj.
Sipas tij, fushata e sulmeve nuk lidhet me deklaratën në fjalë, por me qëndrimet kritike që ai dhe mediumi që drejton kanë mbajtur ndaj Qeverisë Kurti dhe skandaleve që, sipas tij, po publikohen vazhdimisht nga Infokusi.
“Kjo fushatë ka një qëllim e një arsye. Ato janë pikërisht qëndrimet e mia ndaj këtij pushteti dhe skandalet e shumta që po zbulohen çdo ditë nga Infokusi. Këtu buron e gjitha. Tentim denigrimi për të humbur besimin në të vërtetat që ne i publikojmë me fakte”, ka deklaruar ai.
Dakaj thotë se gjatë më shumë se 20 viteve karrierë nuk ka bërë kompromis me profesionin, interesin publik dhe pavarësinë editoriale, pavarësisht kostos që kjo ka pasur për të dhe për mediumin që drejton.
“Kam mundur ta ndjek rrugën më të lehtë, me bërë kompromise me pavarësinë editoriale, me i shërbyer pushtetit dhe me përfituar fonde nga institucionet. Por nuk e kam bërë. Nuk e kam bërë as me pushtetet e kaluara, për të cilat kemi publikuar qindra skandale e afera, dhe nuk do ta bëj as me këtë pushtet sot”, ka shkruar ai.
Në reagimin e tij, Dakaj pretendon se sulmet ndaj tij janë nxitur edhe nga persona dhe grupe që janë ekspozuar nga raportimet dhe hulumtimet e Infokusit.
Ai shton se nuk është viktimizuar as në raste kur ka marrë kërcënime me jetë, por kësaj here është ndier i detyruar të reagojë pasi, sipas tij, është përballur me sulme verbale edhe në jetën e përditshme.
“Dje dhe sot u ballafaqova me dy raste të sulmeve verbale nga qytetarë të manipuluar nga kjo fushatë. Në njërin rast, në prani të vajzave të mia”, ka shkruar Dakaj.
Në fund të reagimit, ai i drejtohet personalisht Leart Hoxhës, duke thënë se e konsideron mik dhe koleg, por se është bërë viktimë e një situate që, sipas tij, u krijua pas deklarimeve dhe debatit të zhvilluar në emisionin që Hoxha moderon./GazetaInfokus
Postimi i plotë:

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































