Infokus PADIT deputetin e LVV-së, Valon Ramadanin për shpifje dhe fyerje ndaj mediumit (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 22 Qershor 2026
Gazeta Infokus ka depozituar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër deputetit të Vetevendosjes, Valon Ramadanit, duke kërkuar që ai të përgjigjet ligjërisht për shpifje dhe fyerje që kanë dëmtuar reputacionin dhe imazhin e mediumit.
Sipas padisë, statusi i publikuar nga Ramadani më 6 qershor 2026 në profilin e tij në Facebook i cili nuk përmban as edhe një provë apo fakt, kishte për qëllim të komprometojë besueshmërinë e Infokus, duke ndikuar negativisht edhe në marrëdhëniet e saj me partnerët, sponsorët dhe publikun.
Reagimi i tij erdhi pas raportimit të Infokusit, i cili bazohej në fakte dhe dokumente zyrtare, ku dëshmohej blerja e një prone publike me negocim nga babai i Valon Ramadanit përmes Agjencisë Kadastale të Kosovës – pronë 2,524 metra katror, e që në dokumentet zyrtare të AKP-së u fshehën emrat e blerësve.
Linku i raportimit:
Infokus në padi argumenton se deklaratat e Ramadanit janë të pavërteta dhe nuk mund të justifikohen nga liria e shprehjes ose interesi publik, duke shkaktuar dëme materiale dhe jomateriale për mediumin dhe stafin e tij. Mediumi kërkon kompensim dhe përgjigje ligjore për përmbajtjen e publikuar.
DOKUMENTI I PADISË


Ky proces nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së reputacionit të mediave dhe rolin e gazetarisë profesionale në sigurimin e raportimit të saktë dhe të besueshëm të fakteve.
Çfarë raportoi Infokus dhe cili ishte reagimi i Ramadanit?
Më 6 qershor 2026, Infokus publikoi një dokument të AKP-së të paredaktuar i cili dëshmonte ekzistencën e këtij transaksioni, ku faktohej se babai i Valon Ramadanit, Hysni Ramadani, kishte blerë pronë pa tender 2,524 metra katror së bashku me bashkëpronarin tjetër, Shaban Aliun, përmes Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ky raportim u konfirmua më vonë edhe nga AKP-ja, sipas të cilës prona u shit me 120 euro/metër katror, për shkak të disa problemeve që “pengonin hapjen e tenderit”.
Në të njëjtën ditë, Ramadani reagoi në rrjetet sociale, duke ofenduar Infokusin dhe quajtur gazetarët “shantazhues”, ndryshe nga raportimi i faktuar i mediumit. Ai mohoi blerjen e dokumentuar, duke mos dhënë asnjë provë që të kundërshtonte faktet e publikuara.
“Ditën para zgjedhjeve disa shantazhues me emrin ‘Infokusi’ po përpiqen me shpifje të dëmtojnë imazhin tim dhe të familjes time. Kjo ndodh me qëllimin që të mos kem kohë t’ia shpjegoj elektoratit pavërtetësinë e pretendimeve të tyre. Prandaj unë sot nis menjëherë padi ndaj tyre dhe çdo personi që shpërndan ato shpifje. Njëkohësisht do të angazhoj hulumtues për të kuptuar se cilët janë porositësit e këtij sulmi të ulët”, shkruante Ramadani.
Megjithatë, padia që ai paralajmëroi më 6 qershor nuk është dorëzuar kurrë në adresë të Infokusit.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































