Hateme Smajli reagon ndaj shpifjeve të Valon Ramadanit: Reagimi me sulme në vend të fakteve dhe argumenteve nuk na ndalojnë
Autori: Gazeta inFokus
16:29 | 06 June 2026
Gazetarja dhe redaktorja e Infokus, Hateme Smajli, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, i cili bëri deklarata shpifëse për “shantazh” dhe “shpifje”, për artikullin me titullin “EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente”, artikull ky i dokumentuar me fakte.
Në reagimin e saj, Smajli thekson se raportimi i publikuar nga Infokusi bazohet në dokumente dhe fakte të verifikuara, dhe nuk mund të konsiderohet shantazh apo shpifje pa prova konkrete.
“Shpifja dhe reagimi me sulme në vend të fakteve dhe argumenteve nuk na ndalojnë. Një herë u quajta “tyrli gazetare” nga babai i ish deputetit të LVV-së, Valon Ramadani e më pas pa pikë turpi ky i fundit paska deklaruar se e kemi shantazhuar për një artikull të faktuar me dokumente të cilin nuk e ka mohuar as vetë ai. Është shqetësuese që në vend të ballafaqimit me faktet, dokumentet dhe pyetjet legjitime të ngritura nga Infokusi, Valon Ramadani ka zgjedhur të sulmojë publikisht mediumin, duke përdorur akuza të rënda për “shantazh” dhe “shpifje”, pa ofruar as edhe një provë të vetme që do t’i mbështeste këto pretendime,” ka deklaruar Smajli.
Ajo shtoi se figurat publike kanë të drejtë të kundërshtojnë raportimet mediale, por jo të etiketojnë si shpifje ose shantazh një raportim të bazuar në dokumente dhe fakte.
“Kjo është një përpjekje e papranueshme për të zhvendosur debatin nga përmbajtja e dokumenteve dhe çështja e interesit publik tek sulmet ndaj mediumit që ka publikuar ato dhe ndaj meje.Në një shoqëri demokratike, figurat publike kanë të drejtë të kundërshtojnë raportimet mediale, por nuk kanë të drejtë të etiketojnë si shpifje apo shantazh një raportim të bazuar në dokumente dhe fakte, pa ofruar prova konkrete për pretendimet e tyre”, ka shkruar Smajli.
Përme këtij reagimi, Smajli thotë se Infokus i bën thirrje Ramadanit që të bëjë publike faktet dhe dokumentet nëse pretendon se raportimi është i pasaktë, ndërsa ajo nënvizon se sulmet e tilla nuk e ndalojnë punën e saj.
Tashmë në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe mediumi i cili ka njoftuar se do të ushtrojë padi për shpifje dhe prishje të imazhit të Infokusit ndaj, Valon Ramadanit.
Ndërkaq sot Gazeta Infokus ka publikuar artikullin e plotë ku faktohet me dokumente se përmes Agjencisë Kosovare të Privatizimit i është shitur pa tender, pronë me 2524m², babait të deputetit Valon Ramadani, Hysni Ramadanit.
/Gazeta Infokus/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...






























