Smajli reagon pas sharjeve ndaj Dakajt që u bënë nga familjari i Valon Ramadanit: “Po mundohen ta largojnë vëmendjen nga skandalet e tyre”
Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 16 June 2026
Gazetarja dhe redaktorja e Infokus Hateme Smajli, ka reaguar pas sharjeve dhe ofendimeve të drejtuara ndaj gazetarit Shkelzen Dakaj nga një familjar i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Smajli ka thënë se sulmet ndaj Dakajt nuk kanë të bëjnë me debatet e fundit në opinion publik, por me përpjekjet për të larguar vëmendjen nga hulumtimet e publikuara nga Infokus.
“Si duket, këta ofendues të skajshëm në rrjetet sociale, që janë në gjendje të të shajnë edhe vajzat e mitura, e kanë hallin shumë më të thellë sesa çështja se kush kë e ka ‘lavdëruar’ gjatë fushatës”, ka shkruar ajo.
Sipas Smajlit, reagimet dhe fushata e ofendimeve kanë ardhur pas raportimit të Infokusit për shitjen e një parcele shtetërore tek babai i deputetit Valon Ramadani përmes negocimit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
“Siç po shihet, halli i tyre buron nga përpjekja për të larguar vëmendjen nga skandalet e tyre, siç është rasti i shitjes së tokës përmes negocimit nga AKP-ja, e cila përfundoi në pronësi të babait të deputetit të LVV-së, Valon Ramadani, me vetëm 120 euro për metër katror”, ka deklaruar ajo.
Smajli ka theksuar se, pavarësisht sulmeve dhe presionit, redaksia do të vazhdojë me publikimin e hulumtimeve të reja.
“Mos u ndalni, sepse as ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi”, ka shkruar ajo.
Në fund, ajo ka përmendur edhe faktin se AKP-ja vazhdon të mos publikojë dhjetëra kontrata të tjera të realizuara me negocim dhe ka paralajmëruar publikimin e hulumtimeve të reja.
“Skandale të tjera po vijnë”, ka përfunduar Smajli./GazetaInfokus

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































