Kurti tha se nuk ka prishje të raportit me SHBA-në, i reagon ashpër Musliu: Nën petkun e patriotit po shkatërron themelet e shtetit
Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 19 Shtator 2025
Pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se nuk ka krisje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se këtë çështje po e zmadhon opozita, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo e akuzoi Kurtin se e ka futur Kosovën në një qorrsokak të thellë institucional dhe diplomatik, duke e bërë atë përgjegjës për krizën e gjithanshme në vend.
Në një deklaratë për Gazetën Infokus, ajo tha se lojërat me fjalë dhe propaganda ditore nuk mund ta fshehin më gjendjen reale.
“Albin Kurti e ka futur Kosovën në një qorrsokak të thellë institucional dhe diplomatik. Kjo është e vërteta e hidhur, të cilën nuk mund ta fshehin më lojërat e tij të fjalëve apo propaganda ditore. Me apo pa qëllim, Kurti po i realizon në praktikë strategjitë e projektit serbomadh të Akademisë së Shkencave të Serbisë dhe për këtë, një ditë do të mbahet përgjegjës,” tha Musliu.
Ajo theksoi se opozita ka qenë e matur dhe konstruktive, duke paralajmëruar vazhdimisht për pasojat, por se Kurti nuk e ka merituar këtë konstruktivitet.
“Për pesë vite me radhë, ne kemi informuar opinionin, kemi paralajmëruar për rrëshqitjet e rrezikshme dhe kemi mbajtur një qëndrim institucional. Por Albin Kurti nuk e ka merituar konstruktivitetin tonë. Nëse ai ka zgjedhur konfrontimin, përçarjen dhe degradimin institucional si stil të qeverisjes, atëherë duhet të përballet me të njëjtat mjete që vet i ka kthyer në normë politike,” shtoi ajo.
Musliu tha se sot Kosova gjendet në një krizë institucionale, kushtetuese, diplomatike dhe ekonomike, për të cilën ka vetëm një adresë.
“Për këtë gjendje ka një emër dhe një adresë: Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar. Në çdo shtet demokratik, politikanë që minojnë themelet e rendit kushtetues, që përçajnë partnerët ndërkombëtarë dhe që keqpërdorin pushtetin në këtë mënyrë, do të përballeshin me drejtësinë. Jam e bindur se edhe në Kosovë kjo ditë do të vijë,” u shpreh ajo.
Deputetja e PDK-së shtoi se mbrojtja e Kosovës është përgjegjësi e të gjithëve, jo vetëm e opozitës, duke paralajmëruar se heshtja e sotme mund të ketë pasoja të rënda nesër.
“Kosova është çliruar dhe ndërtuar me shumë mund, gjak dhe sakrificë. Nëse sot zgjedhim të heshtim, nesër mund të jetë shumë vonë. Shpresoj dhe besoj që qytetarët e Kosovës nuk do të bien më pre e mashtrimeve të një njeriu që, nën petkun e patriotit, po e shkatërron themelet e shtetit dhe po e rrënon reputacionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës,” përfundoi Musliu.
Kujtojmë se javën që shkoi Departamenti Amerikan i Shtetit mori vendim për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovës duke theksuar se arsye për këtë ishin konkretisht veprimet e qeverisë Kurti.
Ky vendim nxiti reagime të shumta derisa nga qeveria deklaruan se i “mirëpresin kritikat kur ato janë konkrete”./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
































