“Dihet emri i kryeministrit”, “Takimi Kurti – Abdixhiku”, “Qeveri e shkurtër pa emër të presidentit”, çfarë u mësua për formimin e qeverisë pas takimit të thirrur nga Konjufca
Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 08 Prill 2025
Takimi procedural për mbarëvajtjen e seancës konstituive të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zgjati më pak se 30 minuta.
Por më shumë zgjatën deklarimet pas takimit, ku u dhanë detaje dhe u la të nëkuptohet se deri ku ka shkuar procesi për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Infokus.
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se deri më tash dihet vetëm emri i kryeminstrit që sipas saj do të jetë përsëri Albin Kurti, ndërsa nuk komentoj nëse i kanë apo jo numrat për të formuar këtë qeveri të kryesuar nga Kurti.
Mirëpo ajo ishte e prerë në atë se opozita nuk mund ta formojë qeverinë e re, shkruan Gazeta Infokus.
“Ajo çka dihet deri më tani, është emri i Kryeministrit. Nuk dihen emrat e personave të tjerë të cilët do të mbajnë pozicione të tjera, qoftë në Qeveri qoftë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ajo çka dihet është që Kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të votohet. Opozita nuk mundet të bëjë Qeverinë, ose e bëjmë ne ose do të shkojmë në zgjedhje të reja”, u shpreh Haxhiu.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, komentoi ftesën e djeshme të Albin Kurtit për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Sipas tij kjo ftesë është normale në demokraci ndërsa komentoi edhe fjalën “hajvana” të përdorur disa herë nga kreu i partisë së tij kundrejt opozitës menjëherë pas rezultatit preliminar të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Çuditërisht për Konjufcën gjuha e përdorur duket “normale” derisa deklaron se ofendime e gjuhë e tillë ndaj tij po edhe të tjerëve është përdorur shpesh herë edhe opozita.
Ndër të tjera Konjufca u zu ngushtë në këtë pikë duke u pyetur edhe se sa pritet të zgjasë qeveria me LDK-në pas ftesës së Kurtit, duke qenë se nga kjo parti kishin deklaruar se qeverisja me LDK-në nuk zgjat më shumë se 5 ditë.
“Sepse ju mund ta merrni me mend, tensionet edhe polarizimet që ndodhin gjatë fushatës… në fund të fundit, të gjithë zgjohemi në mëngjes e shohim cili është rezultati i zgjedhjeve dhe e kuptojmë se politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen dhe dashurinë. Politika është që t’i kuptojmë interesat, e që ato interesa nuk janë tonat personale por të Republikës së Kosovës. Ne i përfaqësojmë interesat e Kosovës.., u shpreh Konjufca.
E këta janë dy skenarët për formimin e qeverisë sipas Konjufcës të cilët varen nga pozita e presidentit.
“Mendoj që një qeveri e ardhshme e Kosovës kur të krijohet janë dy skenare. Dy skenare i kemi edhe e kemi nëj vijë te demarkacionit të saktë mes këtyre dy skenarëve. Ose është skenari i një qeverie të shkurtër, e cila qeveris deri në zgjedhjen e presidentit ose është skenari i dytë i krijimit të një qeverie e cila është e aftë të zgjedhë vetë presidentin. Këto janë dy skenaret, cilin skenar e përqafon LVV-ja nuk mun të ua them këtë sepse këtu jam si kryetar i Kuvendit dhe jo nënkryetar i LVV-së”, ka thënë ai.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje kishte synuar të merrte 500 mijë vota në zgjedhje për të vazhduar qeverisjen e vetme, por ky objektiv nuk është arritur.
“Vetëvendosja ka qenë shumë transparente gjatë zgjedhjeve. Qëllimi ynë ka qenë të vazhdojmë një qeverisje pa partitë e tjera opozitare. Por kur merr rezultatin dhe sheh që nuk e ke arritur qëllimin, kjo është demokracia. E vendos një objektiv dhe nëse nuk e arrin, e modifikon rrugës. Nuk është mëkat në demokraci. E kishim qëllimin për 500 mijë vota, nuk i arritëm – tani jemi në një skenar tjetër, skenari B”, deklaroi Konjufca.
Ndërsa, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili nuk u zgjat shumë.
Ai i reagoi Albulena Haxhiut duke thënë se nuk dihet ende emri i kryeminstrit pasi ai zgjedhet nga partia që ka numrat për formimin e qeverisë, duke lënë të nënkuptohet që partia e Haxhiut mometalisht nuk e ka këtë luks.
“Nuk mund të themi që tashmë dihet kryeministri sepse ai nuk dihet, atë e bën partia e cila do ti ketë numrat për formimin e qeverisë dhe vendoset pas konusltimeve…. Nuk e di pse LVV-ja e anashkaloi PDK-në dhe ftoi LDK-në në takim, nuk kam ndonjë mendim. Po flasim për gjëra hipotetike, nuk e di nëse do të merrnim pjesë apo jo në një takim sepse nuk jemi ftuar në një të tillë” theksoi Ismaili.
Ndërsa një deklaratë e shumë pritur ishte ajo e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili e cila tha se përgjigjen për ftesën e Kurtit në takim mund ta japë vetëm kryetari i Partisë, Lumir Abdixhiku por që sipas saj kjo nuk ndikon dhe as nu i ndërron deklarimet e deritashme të LDK-së kundrejt një bashkëqeverisje me LVV-në.
“Sikurse e keni parë, letra i është drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe rrjedhimisht mbetet te z. Abdixhiku të kthejë përgjigje zyrtare apo të mos kthejë përgjigje zyrtare, në raport se a e pranon një ftesë të tillë për diskutim ose jo. Kjo nuk nënkupton asgjë në raport me qëndrimet tona karshi Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo para gazetarëve.
Kica Xhelili foli për “lëvizje të qëndrimeve” nga akterë “të lidershipit të Qeverisë së Republikës së Kosovës” këto ditë, ndërsa theksoi se qëndrimet e LDK-së në lidhje me LVV-në “kanë qenë edhe ofertë publike për cilindo qytetar”.
“Vlerësoj se në qoftë se një parti politike në Kosovë e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me Lëvizjen Vetëvendosje, hendek ky që u shndërrua më pas në një mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve, jo vetëm për shkak të diskursit të kryeministrit të vendit, por në përgjithësi për shkak të mënyrës se si ai ka qeverisur me Republikën e Kosovës në këto katër vite. Prandaj vlerësoj se megjithëse e kemi përsëritur, për mendimin tim, mjaftueshëm gjatë, qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kuptoj dhe e mirëkuptoj pyetjen tuaj meqë natyrshëm këto ditë po vërejmë shumë lëvizje të qëndrimeve nga akterë të ndryshëm të lidershipit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga fjalët e thëna para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, por kjo nuk qëndron edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha ajo.
Se a do të kalohet ky hendek apo jo mbetet të shihet, nëse do të ketë takim Kurti – Abdixhiku dhe cili do të jetë rezultati i këtij takimi.
E nga këto deklarime publike duket se ende asnjë nga partitë e mëdha nuk i kanë numrat për të formuar qeverinë dhe se komunikimet publike por edhe private mes tyre po vazhdojnë./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































