Kosova nuk gjen qetësi nga vrạsjet, shifra alarmante: Qytetarët posedojnë mbi 230 mijë ạrmë pa leje – për dy muaj u konfiskuan 235
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 26 Mars 2025
Kosova po përballet me një situatë shqetësuese për shkak të posedimit të madh të armëve pa leje nga qytetarët, që shpesh po rezulton me pasoja tragjike.
Vetëm në tre ditët e fundit, katër persona janë vrarë me armë zjarri – tre në Vushtrri dhe një në Prishtinë – ndërsa një tjetër po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 (janar dhe shkurt), janë konfiskuar 235 armë pa leje dhe 2,998 copë municion.
Për Gazetën Infokus, Policia ka deklaruar se gjatë vitit 2024 nga armët e zjarrit janë vrarë 17 persona, ndërsa në vitin 2023 ky numër ishte 29.
Në baza vjetore, Policia e Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme, të mbajtura pa leje. Vetëm nga janari deri në gusht të vitit 2024 janë konfiskuar 1,122 armë dhe 20,653municione.
Vlerësohet se në duart e qytetarëve të Kosovës ndodhen mbi 230 mijë armë pa leje. Ndërkohë, sipas një hulumtimi të organizatës ndërkombëtare ‘Small Arms Survey’ të publikuar në vitin 2018, në Kosovë gjendeshin rreth 436,000 armë në duart e civilëve, prej të cilave mbi 392,000 ishin të paligjshme.
Ky fenomen vazhdon të jetë shqetësues, ndërsa hulumtimi paralajmëron se çdo vit futen në Kosovë nga 1,200 deri në 1,300 armë të reja, duke e rritur rrezikun për sigurinë publike.
Përhapja e armëve pa leje është kthyer në një problem serioz, i cili po ndikon drejtpërdrejt në numrin e vrasjeve dhe ndjenjën e pasigurisë në vend.
Vendi nuk gjen qetësi nga gjuajtjet me armë dhe vrasjet
Në katër ditët e fundit Kosova u trondit nga tre raste ku katër persona përfunduan me fatalitet.
Rasti i fundit është ai i mbrëmjes së djeshme pra të martën ku pas një guajtje me armë në lagjen katër llullat në Prishtinë, dy persona kanë marrë plagë të rënda derisa njëri nga ta ka ndërruar jetë në emergjencën e QKUK-së pasi nuk arriti ti mbijetonte plagëve që mori.
Ndërsa personi i plagosur është në gjendje stabile dhe po vazhdon trajtimin në QKUK.
Sipas policisë së Kosovës gjujtja u krye nga dy persona të cilët ishin të maskuar. Ende nuk ka të arrestuar në lidhje me këtë rast.
Një rast tjetër që tronditi Kosovën ishte ai i të hënës në Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina, gjuajti në drejtim të ish punëtores se tij, duke e lënë të vdekur dhe më pas vrau edhe veten. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti por sipas një familjari i cili u deklarua para mediave, arsyeja ishte xhelozia për shkak se ish punëtorja e kishte lënë punën në furrë pas 5 vitesh dhe kishte filluar punë diku tjetër.
E vetëm një ditë para këtij rasti, mbrëmjen e së dielës në Vushtrri humbi jetën një 19 vjeçar pas gjuajtjes me armë zjarri.
Ai u vra nga një bashkëmoshatari i tij, Bleron Dibrani, i cili tashmë gjendet në paraburgim dhe ka pranuar fajësinë për rastin e rëndë./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...




































