Fokus

Përparim Rama paguan 102 mijë euro për asgjësim të barnave pa afat

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 04 Qershor 2024

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nënshkruar kontratë për asgjësimin e barnave pa afat në kryeqytet.

E kjo kontratë komunës do ti kushtojë hiq më pak se 102 mijë e 960 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Tenderi me përshkrimin “Asgjësimi i barnave dhe produkteve medicionale pa afat në objektet shëndetësore publike KPSH”, i është dhënë kompanisë ‘Met Bat Sh.P.K’ me pronare Blerta Lleshajt.

-Advertisement-

Kontrata është lidhur përmes procedurës së hapur.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 180 mijë euro, derisa sipas kontratës asgjësimi i barnave do të bëhet vetëm për trerritorin e komunës së Prishtinës.

Në kontratë nuk është cekur kohëzgjatja se për sa duhet të përfundojë ky proces./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy