6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 25 April 2024
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropian, mori një vendim të madh, që është për gjashtë shtetet ballkanase.
Me 517 vota për, 56 kundër e 30 abstenime, PE-ja miratoi Planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, në vlerë 6 (gjashtë)miliardë eurosh.
Paketa, tani duhet të formalizohet nga Këshilli i BE-së, dhe pos kritereve strikte që duhet përmbushur për të përfituar nga ky gjashtë miliardësh, ka kritere edhe të natyrës politike.
Pritet që për Kosovën dhe fqinjen e saj veriore Serbinë, parakusht tjetër do jetë angazhimi në normalizimit të raporteve mes tyre.
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Jashtëm,vlerësojnë në fund nëse dy shtetet që dialogojnë tash e 13 vjet, e kanë plotësuar parakushtin në fjalë, njofton Klankosova.tv.
Presidentja e Komisionit, Ursula von Der Leyen, që mbajti fjalim në një ngjarje tjetër në Parlament, tha se Unioni që ka 27 anëtare me patjetër duhet të rritet sidomos me Ballkanin.
“Ballkani Perëndimor, po lëviz shumë e më shumë drejt nesh, ne morrën vendimin historik për të nisur negociatat e anëtërasimit për Ukrainën dhe Moldavinë, përderisa populli i Gjeorgjisë, nuk i mban aspak sekrete ëndrrat e tyre evropiane”, tha Von Der Leyen.
Politikania gjermane, pastaj tha fjalë edhe më të forta sidomos për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se cka ndodh në shtetin ukrainas do formësoj të ardhmen e Unionit.
Ajo shtoi se nuk duhet lejuar fitorja e presidentit të Federates Ruse, Vladimir Putin,sepse sipas saj nëse kjo ndodh do ndryshon jo vetëm ukrainasit dhe hartën, por edhe kursin e historisë evropiane.
Edhe kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola, foli për atë që e quan perspektivë të qartë drejt BE-së, të gjashtëshes ballkanse por dhe vendeve tjera.
“Përkundër gjitha frustrimeve e gjërave që nuk janë perfekte, Bashkimi Evropian, ende është garantuesi më i mirë për gjithë popujt tanë. Efekti transformues i zgjerimit të BE-së, në jetët e evropianëve është evident edhe sot”,shtoi Metsola.
Dy gratë më të pushtetshme të Bashkimit Evropian, këto deklarata i dhanë me rastin e një seance speciale të organizuar në Parlamentin Evropian, për të shënuar 20 vjetorin kur BE-së, iu bashkuan dhjetë shtete, kryesisht nga –ish blloku sovjetik.
Të tjera
-
Vizita në Velani, Fanë Rugova, Osmanit: Më vjen mirë që dini me e rujtë miqësinë me Amerikën
Presidentja Vjosa Osmani sot ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim R...
-
Vrā sja në ‘Bon Vivant’, 25 vjet burgim për dy të akuzuarit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Masar Gërdovin –...
-
Besnik Tahiri acarohet me Dimal Bashën: “Hiqmu qafe”, “a po më largohesh”
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
“Po festojmë”, deputetët e PDK’së mblidhen pas Kuvendit, publikojnë foto
Disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur në një lokal në...
-
Haradinaj kujton të rënët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”: Heroizmi i tyre u trashëgoftë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 24 majit të Batali...
-
Molliqaj kritikon Krasniqin dhe Abdixhikun: Po flirtojnë me pushtetin autoritar të Kurtit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zhv...
-
Tahiri: 30 maji, dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Galuk Konjufca ia përmend përsëri Abelard Tahirit shpërndarjen e Kuvendit
Derisa Kuvendi i Kosovës po zhvillonte punimet gjatë ditës së enjte, kryetari...
-
Parashikimi i motit për këtë fundjavë
Këtë fundjavë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me die...
-
BQK anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Shtëpive të Kliringut të Pagesave
Banka Qendrore të Republikës së Kosovës njofton se zëvendësguvernatori, Darda...
-
Stano: BE-ja nuk toleron sjellje që rrezikojnë sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës
Bashkimi Evropian nuk toleron sjellje që e rrezikojnë sovranitetin dhe tërësi...
-
Mungojnë deputetët, shtyhet debati parlamentar për tri vjet qeverisje të Kurtit
Në mungesë të deputetëve ka dështuar seanca plenare ku do të diskutohej për t...