Prokuroria Themelore e Pejës kërkon që Akil Gjakova të dërgohet në paraburgim
Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 17 April 2024
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar që Akil Gjakovës t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Infokus zëdhënësi i Prokurorisë Shkodran Nikçi.
Pas shpalljes person në kërkim nga Policia e Kosovës, Gjakova u vet dorëzua tek organet e rendit.
Ai po akuzohet nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje.
Në një përgjigje për Infokus, avokati i Gjakovës, Asdren Mekaj, ka theksuar se klienti i tij ndodhej jashtë vendit për disa kontrolle mjekësore.
“Në lidhje me pyetjet e parashtruara ju njoftoj se mbrëmë rreth orës 22:00, në pikën kufitare Morinë, pas kontrollit mjekësor jashtë shtetit, Akil Gjakova, është dorëzuar në organet komeptente, respektivisht tek policia kufitare, ashtu siç edhe kishte njoftuar se do bashkëpunojë me organet e drejtësisë. z. Gjakova edhe më tutje ruan respektin për familjen e tij dhe kërkon me mirëkuptim nga të gjithë që të kenë durim deri në fjalën e fundit të organeve të drejtësisë”, ka thënë në një përgjigje me shkrim avokati Mekaj.
Gjakovën e raportoi në Polici gruaja e tij gjatë javës së kaluar. Ajo pretendon se Gjakova ushtroi dhunë fizike ndaj saj.
Akil Gjakova lajmërohet në rrjetet sociale, pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës
Federata e Xhudos: Besojmë në pafajësinë e Akilit, ai do të dorëzohet sapo të arrijë në Kosovë
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...