Shifra alarmante për vetëm një muaj, ky është numri i grave që përjetuan dh*në në familje
Autori: Agnesa Smajli
11:11 | 15 Janar 2024
Dhuna ndaj grave dhe vajzave vijon të jetë një fenomen shqetësues në Kosovë. Vetëm muajin e fundit të vitit që lamë pas shifrat e grave që ishin viktimë e dhunës në familje janë alarmante.
E gjatë dhjetorit të vitit 2023 edhe burrat kanë qenë viktimë e dhunës në familje ani pse në numër shumë më të vogël.
Sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga raportet ditore të policisë për muajin dhjetor 2023, 81 gra kanë përjetuar dhunë nga burrat në familje, e në anën tjetër 7 burra kanë qenë viktimë e dhunës nga gratë, shkruan Gazeta Infokus.
Fatkeqësisht jo vetëm për një muaj por edhe në vitin që lamë pas Kosova njërin ndër problemet më të mëdha vazhdon ta ketë dhunën në familje.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës gjatë gjithë vitit 2023 pati 2 mijë e 393 raste të dhunës në familje.
Në shumicën e rasteve viktimë e dhunës janë gratë dhe vajzat, numri i të cilave raste arrin deri në 2 mijë, mirëpo një rritje e dhunës është e dukshme edhe tek rastet ku viktime janë burrat apo 541 raste gjatë vitit të kaluar.
E sipas policisë së Kosovës dënimet për dhunë në familje janë nga gjobat deri në 3 vite burg.
“Dhuna në familje”, si vepër penale është e paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, neni 248, sipas të cilit kushdo që kryen dhunë në familje apo keqtrajtim fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare, dënohet me gjobë dhe burgim deri në tre vjet”, kanë deklaruar nga policia.
Mirëpo duke parë se rastet nuk po ulen madje dhuna në familje është rritur edhe tek pjesa ku viktimë janë burrat, organet e drejtësisë duhet të rishqyrtojnë se si bëhet trajtimi i këtyre rasteve./Gazeta Infokus/
Këtu mund të raportoni dhunën në familje:
- Raporto rastet e dhunës në familje: 0800 19 999
- Numri kontaktues i Mbrojtësve të Viktimave: 0800 11 112
- Numrat kontaktues të shtëpive të sigurta: 0800 800 01 dhe 0800 21 000
- Raporto rastet e dhunës në Policinë e Kosovës: 192

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...






























