Donika Gërvalla zgjedhë të shkelë ligjin për të fshehur pagat e majme të Këshilltarëve të jashtëm
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 22 Nëntor 2023
Qysh një muaj më parë Gazeta Infokus, nga burime të besueshme mori informatën se Gani Jakupi e Këshilltarë të tjerë të Jashtëm paguhen me paga të majme nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës pra nga ministrja Donika Gërvalla me para të shtetit në emër të lobimit për Kosovën.
Me 23 tetor, Infokusi duke provuar që të konfirmojë këtë informatë nga vetë institucioni në fjalë, dërgoi kërkesë për qasje në dokumente, konkretisht në listën me emrat e të gjithë këshilltarëve të jashtëm dhe listën e pagave të tyre.

Mirëpo Donika Gërvalla shkeli edhe ligjin për qasje në dokumente i cili e obligon që të kthejë përgjigje duke mos dërguar dokumentet e kërkuara vetëm e vetëm që të mbajë të fshehtë se sa i paguan këta këshilltarë.
Ministria e Punëve të Jashtme nuk ktheu përgjigje brenda afatit 7 ditor ashtu siç e ka obligim ligjor apo edhe të kërkojë afat shtesë deri në 15 ditë nëse ka nevojë. As një përgjigje vetëm heshtje.
Gazeta Infokus përsëri me 10 nëntor në emailet zyrtare të zyrtarëve përgjegjës dhe atij për qasje në dokumente zyrtare, Arben Rugovës ku i ka tërhequr vërejtjen se do të marrë masat e nevojshme ligjore duke qenë se ka kanë kaluar çdo afat ligjor sipas ligjit për qasje në dokumente.

Gazeta Infokus do të vazhdojë të gjitha procedurat ligjore sipas ligjit për qasje në dokumente publike, Neni 7, Pika 8, duke bërë fillimisht ankesë tek avokati i popullit e nëse përsëri nuk jepet përgjegjësi nga MPJD-ja atëherë Infokusi do të padisë Donika Gërvallën në bazë ligjit për qasje në dokumente.
Gani Jakupi merr hiq më pak 7500 euro në muaj që i bie 250 euro në ditë aq sa paga minimale mujore në Kosovë.
Në kohën kur gjendja e qytetarëve është e rëndë e varfëria është rritur edhe për 16%, e madje sipas hulumtimit të fundit ekonomik të UNDP-së, familjet në Kosovë jetojnë me vetëm 1 euro e 85 cent në ditë, përderisa këshilltarë si Jakupi e të tjerë në ditë marrin mbi 250 euro nga buxheti i shtetit.
E për gjithë këtë Ministria e Donika Gërvallës hesht e thyen edhe ligjet në mënyrë që të vazhdojë të japë këto paga të majme për persona të caktuar./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































