Kur pritet të lirohet nga spitali njëri nga terroristët e plagosur në Banjskë, flet drejtori i Klinikës së Ortopedisë
Autori: Gazeta inFokus
23:41 | 26 Shtator 2023
Pjesëtari i grupit terrorist me inicialet V.T, i arrestuar nga Policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas plagëve të marra.
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, në një prononcim për Infokus ka treguar se kur mund të lirohet nga spitali i arrestuari.
“Saktësisht nuk mund të caktojmë datën kur lirohet, për arsye se ekziston mundësia e infeksionit, nëse shkon gjithçka mbarë besoj brenda 10 ditëve do të lirohet”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Jashanica ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të tij.
“Gjendja e të arrestuarit është e mirë, jashtë rrezikut për jetë. Konkretisht ka plagë tej shpuese më armë zjarri në kërcirin e majtë dhe plagë shpuese në femurin e majtë. I është nënshtruar ditën e pranimit operacionit nga ekipa kujdestare ku gjendja e përgjithshme është e mirë, sot pritet t’i bëhet një rentgen dhe të vërehet pozita e fragmenteve”, ka thënë drejtori i Klinikës së Ortopedisë për Infokus.
Ndaj të arrestuarit V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj.
Seanca dëgjimore ndaj të pandehurit u mbajt në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku ai po merr trajtim mjekësor.
V.T dyshohet për vepra kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe për kryerjen e veprave terroriste.
Kujtojmë se nga këto sulme nga ky grup terrorist mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Të hënën ai u shpall “Hero i Kosovës”, nga presidentja Vjosa Osmani./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...

































