Fokus

Vdes i riu në një aksident trafiku në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 03 Shtator 2023

Një aksident ka ndodhur në mes një automjeti dhe një motoçiklete në Gjakovë, ku si pasojë ngasësi I motocikletës ka vdekur, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Gjergj Sokoli”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Për pasojë ngasësi i motoçikletës (mashkull i lindur në vitin 2001) për shkak të lëndimeve është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë”, deklaroi Elezaj për Infokus.

-Advertisement-

Ai potencoi se një person është ndaluar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim e të cilit një person është ndalur në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha tutje ai./Gazeta Infokus/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy