Dyshimet për dallavere në konkurs, mësimdhënësi nga Suhareka akuzon komunën se punësoi djalin e ish-drejtorit padrejtësisht
Autori: Elvira Haxhiu 14:07 | 06 May 2023
Që nga viti 2016, mësimdhënësi i Edukatës Fizike, Jeton Zogaj, ka kërkuar transfer në shkollën “7 Marsi” në Suharekë, mirëpo për këtë nuk po i mjafton as përvoja 15-vjeçare në arsim. Kjo për shkak të një konkursi për këtë pozitë, e për të cilin ai po dyshon se ka parregullsi, pasi që kandidati i përzgjedhur, Flakon Berisha, është djali i ish-drejtorit të Kulturës, Beqir Berisha nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti e cila qeverisë aktualisht në Suharekë.
Fillimisht, konkursi për mësimdhënës të Edukatës Fizike në shkollën fillore “7 Marsi” ishte hapur më datë 27 janar deri më 10 shkurt 2023, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë konkurs në listë të ngushtë ishin përzgjedhur tetë kandidatë: Florentina Muqa, Ideal Kryeziu, Violeta Zeqirja, Alban Sopa, Flakon Berisha, Premton Bajraktari, Jeton Zogaj e Valon Hoxha.
Në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit, për rezultatet e testit me shkrim, Flakon Berisha, djali i Beqir Berishës, i cili ka qenë drejtor i Kulturës në Suharekë ka grumbulluar 57 pikë. Kurse Zogaj ishte poentuar me 55 pikë në testin me shkrim.
E në vendimin e kësaj drejtorie të marrë më datë 14 mars 2023, ku u publikua rezultati final, Flakon Berisha kishte 164.3 pikë, ndërsa Jeton Zogaj mori 163.8, që i bie për gjysmë poeni është përzgjedhur djali i ish-drejtorit të Kulturës nga radhët AAK-së.
Për këtë vendim, Jeton Zogaj, është ankuar në Komisionin Komunal për Shqyrtimin e ankesave, komision i cili ka aprovuar ankesën e tij duke rekomanduar që të anulohet vendimi i datës 14 mars dhe komisioni të evitoj parregullsitë si p.sh testit me shkrim, vlerësim të certifikimit dhe përvoja e punës.
Gjithashtu, në vendimin e këtij komisioni thuhet që Drejtoria Komunale e Arsimit obligohet të formojë një komision të ri.
“Ankesa e të lartpërmendurit (Jeton Zogaj) është e bazuar dhe lënda të kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje në DKA, e cila obligohet të formojë një komision të ri, i cili gjatë zhvillimit të procedurave të ketë parasysh vlerësimin me pikë të njëjta për kualifikimin e njëjtë universitar për të gjithë kandidatët. Komisioni të evitoj parregullsi si p.sh testit me shkrim, vlerësim të certifikimit dhe përvoja e punës”, thuhet në vendimin e Komisionit.
Pas aprovimit të ankesës, sipas Zogajt kandidatët janë ri testuar, e në faqen zyrtare të Komunës së Suharekës më 14 prill 2023 është publikuar sërish lista e ngushtë e kandidatëve për pozitën e mësimdhënësit të Edukatës Fizike në shkollën “7 Marsi”, e që edhe kësaj radhe ishin tetë kandidatët që ishin në herën e kaluar.
Në rezultatet për testin me shkrim të cilat u bën publike më 24 prill 2023, Flakon Berisha është poentuar me 64 pikë, ndërsa Jeton Zogaj ka 56 të tilla.
Ndërkaq, në vendimin e Drejtorisë së Arsimit të marrë më datë 28 prill 2024, sërish Flakon Berisha është poentuar me 0.5 pikë më shumë se Zogaj, duke mos u marrë parasysh përvoja e tij 15-vjeçare, gjë të cilën e kishte rekomanduar edhe komisioni për ankesa pas anulimit të vendimit të parë të DKA-së.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Zogaj ka thënë që edhe në herën e dytë ka pasur parregullsi, kjo pasi anëtarja e komisionit Sahadete Kuqi ka lidhje familjare me kandidatin Flakon Berisha.
“Në herën e dytë në komision del zonja Sahadete Kuqi e cila e ka re motrën e Flakonit”, ka thënë Zogaj.
Sipas Zogajt, Kuqi ka qenë edhe pjesë e komisionit dhe gjatë intervistave.
Lidhjen familjare të anëtares së komisionit, Sahadete Kuqi dhe Flakon Berishës e konfirmojnë edhe nga Komuna e Suharekës.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Remzi Bajselmani, në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se nuk janë familjarë të afërt.
“Ne e kemi diskutu këtë çështje, të drejtën me të thanë unë e kom kuptu pasi është mbajt intervista, pasi që është kry, se nuk e kam ditë që ka diçka të tillë, por nuk është familjare e afërt, nuk përkon askund me ligjin, nuk prek”, ka thënë ai.
Sipas tij, në përzgjedhjen e Flakon Berishës nuk ka ndikuar as fakti që ai është djali i ish-drejtorit të Kulturës nga radhët e AAK-së që aktualisht qeverisë në Suharekë.
“Në fakt ai është djali i Beqirit, por secili e ka dokumentacionin e vet, dëshminë e vet, ajo performanca e vet që e paraqet në konkurs, gjitha ato. Tash fatmirësisht ose fatkeqësisht ka qëllu të jetë djali i Beqirit, por është i diplomuar i plotëson kushtet për me kon kandidat potencial”, ka deklaruar Bajselmani për Infokus.
Derisa për përvojën e punës të cilën komisioni për ankesa rekomandoi që të merret parasysh, drejtori i Arsimit tha se në të dyja herat është marrë parasysh përvoja.
Jeton Zogaj për Infokus ka konfirmuar se më 2 maj 2023 ka dërguar kallxim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren, deri sa paralajmëroi së do të dërgoj sërish kallxim penal edhe për komisionin e dytë.
Aktualisht, ai është i punësuar në shkollën “Sadri Duhla”, në Duhël, por që nga viti 2016 ka kërkuar transfer në shkollën “7 Marsi” në Suharekë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...