Haxhiu thotë se mosdekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është në dorë të Vjosa Osmanit
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 16 February 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton afatin kohor të dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit nga presidentja e shtetit.
Haxhiu, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës të mërkurën, ka thënë se Kosova “duhet të ketë një Kryeprokuror me integritet”.
Ajo, po ashtu ka thënë se nuk e di nëse presidentja Vjosa Osmani do ta dekretojë Blerim Isufajn, të propozuarin për Kryeprokuror të Shtetit.
“Sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurorit, këta (KPK-ja) vet e kanë nisur gabim, por kjo tashmë është në dorë të presidentes Osmani.Aktualisht, Kushtetuta nuk e përcakton afatin kohor të presidentes për të dekretuar ose jo Kryeprokurorin. Mirëpo, siç kam dëgjuar nga Zyra e Presidentes, ata presin që të zgjidhet kontesti ligjor në Gjykatën Kushtetuese për këtë dhe pastaj pritet të dalin me vendim”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka thënë se përplasjet e Ministrisë së Drejtësisë me prokurorët dhe gjyqtarët, nuk e kanë zanafillën te procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
“Nuk mendoj se problemi kryesor është aty. Por, unë mendoj se problemi kryesor në sistemin e drejtësisë është konflikti i vazhdueshëm për reformat në drejtësi. Ata kanë pasur deklarata publike duke thënë se si reformat që ka nisur Ministria e Drejtësisë, shkelin pavarësinë e sistemit prokurorial”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Do të mund të bëjmë politika më të mira
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë...
-
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ...
-
15 të vrἀrë në Rafah, në mesin e tyre katër fëmijë
Të paktën 15 persona u vranë në një sulm ajror dhe artilerie në Rafah, sipas ...
-
Edhe AAK refuzon ftesën e Kurtit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Lidhjes Demokratike në refu...
-
AAK akoma nuk ka vendosur nëse do të shkoj në darkën me opozitën që po e organizon kryeministri Kurti
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke shqyrtuar ftesën e bërë nga kryem...
-
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse ...
-
Shqipëria me strategji për rikthimin e shqiptarëve
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun k...
-
Izraeli në aksion të ri ndaj Hamasit në Gaza
Të premten më 10 maj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit - IDF publikuan pamje ng...
-
Suspendimi i kryesindikalistit, BSPK mbështet Sindikatën e Policisë së Kosovës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagim...
-
LDK nuk i shkon kryeministrit Albin Kurti në darkë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin K...
-
Prince Caffe hyn në tregun e Belgjikës
Prince Caffe ka filluar shtrirjen në tregun e Belgjikës, duke u bashkuar me d...
-
Presidentja Vjosa Osmani pozon si “sherife” në Texas
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej disa ditësh është duke qëndruar në ...