Ferizaj: Një grua dënohet me burg pasi akuzohet se e kafshoi renë e saj
Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 03 January 2023
Një grua nga Ferizaj është dënuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt me gjashtë muaj burgim pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore nuses së djalit të saj.
Rasti kishte ndodhur në mars të vitit të kaluar pas një konflikti verbal.
Sipas njoftimit të Gjykatës, e reja me inicialet F.A-F. paraprakisht ka përdorur forcën fizike ndaj vjehrrës S.F.
Në vendim thuhet se e pandehura F.A-F, pas një mosmarrëveshjeje me burrin e saj, me ç’rast kishte kërkuar nga ai që ta pastronte vajzën e tyre, vjehrra kishte vërejtur se situata po acarohej mes resë dhe djalit.
Ajo kishte shkuar pas çiftit në banjo te vajza dhe gjatë një konflikti verbal nusja dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vjehrrën, duke e goditur me dorë në fytyrë, me ç’rast akuzohet se ka kryer veprën penale – sulmi.
Në dosje të Gjykatës thuhet se në atë moment vjehrra S.F. e sulmon të renë duke e kafshuar në dorë të majtë me të cilin veprim i shkakton lëndime të lehta trupore.
Dy të pandehurat, S.F. dhe F.A-F. janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse të pandehurat në periudhën kohore prej një viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryejnë vepër tjetër penale.
“Obligohen të pandehurat që secila në mënyrë individuale të paguajë në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej nga 20€ /njëzetë euro/, obligohet e pandehura S.F, që në emër të ekspertizës mjeko ligjore të datës 25.03.2022, të e paguaj shumën prej 20€ /njëzet euro/, si dhe konform nenit 39 par. 3 pika 3.1 të ligjit Nr. 05/L-036, për kompensimin e viktimave të krimit, obligohen të pandehurat që secila veç e veç, të e paguajë shumën prej nga 30€ /tridhjetë euro/, të gjitha këto brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e plotfuqishmërisë se këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit”- thuhet në dosjen e Gjykatës së Ferizajt.Aktgjykimi është shpallur më 6 korrik 2022.
E përditësuar.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...