Kupa e Botës 2022

Klinsmann: Është turp të shohësh një sulmues të madh si Lewandowski të lënë vetëm

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 01 December 2022

Jurgen Klinsmann, ish-trajneri i Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka komentuar për “BBC” kualifikimin e Polonisë, e cila falë golavarazhit më të mirë e ka kaluar Meksikën.

Si ish-qendërsulmues, ai nuk mund të mos vëzhgonte sesi në skuadrën polake keqpërdoren cilësitë e Lewandowskit.

“Më vinte shumë keq për Robert Lewandowski në sulm, sepse ai ishte i vetëm. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por Polonia nuk është e mjaftueshme për të. Ai krijoi vetëm një rast në të gjithë ndeshjen. Ata thjesht prisnin të shihnin se çfarë po ndodhte në ndeshjen tjetër dhe ky ishte vendimi i trajnerit. Polonia nuk rrezikoi asgjë sot, ata thjesht luajtën sikur po llogaritnin sa gola mund të kishin pësuar në bazë të ndeshjes Meksikë-Arabia Saudite”-tha legjenda gjermane.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy