Lajme

Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 27 October 2026

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke e cilësuar letrën e saj si dëshmi të dështimit të rëndë të institucioneve shtetërore për mbrojtjen e grave.

Përmes një reagimi publik, Krasniqi ka kërkuar që letra, përmes së cilës Arlinda kishte paralajmëruar rrezikun për jetën e saj, të vendoset në çdo institucion të Republikës së Kosovës, krahas fotografisë së Presidentes.

“Letra lapidare e Arlinda Zekajt, e cila e vizaton si kurrë më parë mjerimin institucional dhe dështimin monumental të shtetit, duhet të vendoset në çdo institucion të Republikës, krahas fotografisë së Presidentes”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Sipas saj, kjo letër duhet të shërbejë si kujtesë dhe thirrje për ndërgjegjësim për çdo zyrtar që merr vendime lidhur me sigurinë dhe jetën e grave.

“Ky akt do duhej ta prekte ndërgjegjen e çdo zyrtari në institucionet e sigurisë, para çdo veprimi apo vendimi, sidomos kur rrezikohet jeta e grave”, ka theksuar ajo.

Krasniqi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj udhëheqësve institucionalë, duke deklaruar se ata do të duhej të jepnin dorëheqje, ndërsa ka kërkuar përgjegjësi edhe nga zyrtarët e sistemit të drejtësisë në Pejë.

“Por, në asnjë mënyrë nuk pres që kjo të bëhet nga udhëheqësit e sotëm institucionalë, të cilët, në kushte normale, do të duhej të dorëhiqeshin para asaj hallkës përgjegjëse të (pa)drejtësisë në Pejë, ku përgjegjësit tashmë do të duhej të ishin në burg”, ka shkruar ish-deputetja.

Ajo ka bërë thirrje për protesta të vazhdueshme para Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar një mobilizim të gjerë qytetar për mbrojtjen e grave.

“Prandaj, ju ftoj të gjithëve, jo veç nesër, por të protestojmë çdo ditë para qeverisë e institucioneve të tjera të drejtësisë, për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë. Për siguri e liri për gratë e gjalla e drejtësi për gratë e vrara!”, ka përfunduar Krasniqi.

Reagimi i saj vjen pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, e cila, tri ditë para se të vritej më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte kërkuar mbrojtje urgjente nga institucionet, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Në letrën e saj, Arlinda kishte shkruar: “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime.”

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy