Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Autori: Gazeta inFokus
19:10 | 27 October 2026
Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), por dislokimi i tyre varet nga gatishmëria e kësaj force për t’i pranuar, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Kosovës për gazetën “The Times of Israel”.
Siç shkruan gazeta izraelite, Kontributi i Kosovës në këtë mision do të përfshijë një ekip për çminimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD), një komandant kontingjenti që do të shërbejë si oficer ndërlidhës, si dhe personel shtesë.
Ministria nuk ka bërë të ditur numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve që do të përfshihen në kontingjent.
“Ekipi EOD i Kosovës është i gatshëm dhe do të dislokohet sapo ISF-ja të jetë e përgatitur për ta pranuar. Koha e dislokimit do të përcaktohet nga ISF-ja, në koordinim me autoritetet përkatëse dhe në përputhje me gatishmërinë e misionit”, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes në përgjigjen me shkrim për gazetën izraelite.
Sipas ministrisë, përgatitjet për këtë mision kanë përfshirë edhe trajnimin e pjesëtarëve të Kosovës nga forcat partnere në muajin maj. Kjo pasoi një vizitë vlerësuese të një ekipi të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza, më 26 prill, për të shqyrtuar zonën ku pritet të veprojnë trupat kosovare.
Detyrat konkrete të pjesëtarëve të Kosovës do të përcaktohen në koordinim me ISF-në, në varësi të zhvillimit të misionit, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Kosova e nënshkroi zyrtarisht marrëveshjen e pjesëmarrjes me Bordin e Paqes dhe Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit më 7 shtator. Në këtë mision janë zotuar të marrin pjesë edhe vende të tjera, përfshirë Marokun dhe Kazakistanin.
Në korrik, një delegacion i vogël ushtarësh nga Kosova mbërriti në Izrael në kuadër të përgatitjeve paraprake për misionin. Një delegacion i ngjashëm nga Maroku kishte mbërritur një muaj më herët.
Ndërkohë, Shqipëria e ka finalizuar marrëveshjen e pjesëmarrjes në ISF gjatë fundjavës. Sipas një deklarate të Bordit të Paqes, oficerët shqiptarë të ndërlidhjes pritet të dislokohen në rajon gjatë muajit nëntor.
Marrëveshja, e nënshkruar të premten në një ceremoni ku morën pjesë komandanti i ISF-së, gjeneralmajori amerikan Jasper Jeffers, dhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes shqiptare, parasheh mbështetje për operacionet e sigurisë dhe planifikimin e operacioneve të misionit.
Megjithatë, dislokimi i forcës ndërkombëtare në Gaza ende nuk ka nisur. Plani i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili synon të sigurojë zonat nga të cilat tërhiqen trupat izraelite, të mbështesë procesin e çarmatimit të Hamasit, të trajnojë policinë palestineze dhe të mbrojë operacionet humanitare, është përballur me vonesa dhe mosmarrëveshje.
Përplasjet kryesore lidhen me çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e trupave izraelite dhe rindërtimin e Gazës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Hamasi duhet të çarmatoset plotësisht dhe Gaza të demilitarizohet para tërheqjes së trupave dhe nisjes së rindërtimit, ndërsa Bordi i Paqes ka mbështetur një tërheqje graduale, të lidhur me verifikimin e çarmatimit.
Sipas planit amerikan, ISF-ja pritet të ndihmojë në sigurinë e zonave nga të cilat largohen trupat izraelite, në trajnimin e policisë palestineze dhe në krijimin e kushteve për hyrjen e një komiteti të teknokratëve palestinezë që do të administronte territorin.

T� tjera
-
Ymeri: Harxhohen para për xhipa e darka, e grave të dhunuara ju thuhet shko te burri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur sërish d...
-
“Arlinda nuk iu drejtua qeverisë”: Gërvallës i shpërndahet numri i telefonit pas deklaratës skandaloze
Numri i telefonit që pretendohet se është personal i ministres së Drejtësisë,...
-
Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dë...
-
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi ...
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ca...
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...
































