Lajme

Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 27 October 2026

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake, Selvije Morina Zejnaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit Sylaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, transmeton IndeksOnline.

Masa e paraburgimit llogaritet nga data 25.10.2026, në ora 20:00, deri me 24.11.2026, në ora 20:00.

-Advertisement-

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit nëpërmjet Gjykatës Themelore në Pejë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy