Numri i telefonit që pretendohet se është personal i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, është shpërndarë publikisht në rrjetet sociale, së bashku me një thirrje drejtuar qytetarëve që t’i shkruajnë ministres dhe t’i kërkojnë dorëheqjen.
“Arlinda nuk iu drejtua qeverisë”: Gërvallës i shpërndahet numri i telefonit pas deklaratës skandaloze
Autori: Gazeta inFokus
19:38 | 27 October 2026
Këtë veprim e kanë ndërmarrë anëtarët e PSD-së, Nol Nushi dhe Teutë Rrusta. Numrin e telefonit të Gërvallës e ka shpërndarë në Facebook edhe gazetari Lirim Mehmetaj.
“Qiky o numri i Donika Gervalles! Ajo na ftoi me i shkru, prandaj une po ju ftoj me ia kerku doreheqjen!”, ka shkruar Nushi në Facebook.
Duke e marrë si pikënisje deklaratën e Gërvallës se viktima duhej t’i drejtohej Qeverisë për ndihmë, ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta kontaktojnë drejtpërdrejt ministren, por kësaj radhe për t’i kërkuar dorëheqjen.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ministrja deklaroi mbrëmë se viktima u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë, por nuk kishte marrë mbrojtjen e kërkuar.
“Fatkeqësisht ajo nuk iu drejtua Qeverisë”, deklaroi Gërvalla, duke shtuar se, po t’i drejtohej Qeverisë, “ndoshta” do të kishte pasur angazhim, duke respektuar rendin kushtetues.
Kjo deklaratë shkaktoi reagime të ashpra, pasi Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje pikërisht nga institucionet që kishin përgjegjësi ligjore për ta mbrojtur.
Para se të vritej më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, 49-vjeçarja kishte paralajmëruar institucionet e drejtësisë për rrezikun që i kanosej. Megjithatë, ajo u vra, ndërsa i dyshuari për vrasjen është kunati i saj.
Deklarata e Gërvallës u kritikua edhe nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion, e cila e akuzoi ministren se po e zhvendoste përgjegjësinë nga institucionet shtetërore te viktima.
Çfarë thotë strategjia e miratuar nga vetë Qeveria dhe çfarë përgjegjësish i përcakton Gërvallës?
Faqja 52 e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022–2026 përcakton përgjegjësi të qarta për Zyrën e Koordinatores Nacionale, funksion që aktualisht, sipas të dhënave të paraqitura, e ushtron ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Këto përgjegjësi nuk kufizohen vetëm në hartimin e ligjeve. Ato përfshijnë monitorimin e zbatimit të strategjisë, mbledhjen e të dhënave, identifikimin e mangësive institucionale dhe paralajmërimin për probleme përpara se situata të bëhet kritike.
Në faqen 52, dokumenti identifikon pesë funksione kryesore të monitorimit:
- Të sigurojë që po arrihen qëllimet e strategjisë.
- Të monitorojë aktivitetet dhe burimet e investuara.
- Të verifikojë nëse zbatimi po ecën sipas planit.
- Të paralajmërojë institucionet përgjegjëse për problemet dhe ngecjet, përpara se situata të bëhet kritike.
- Të sugjerojë veprime korrigjuese ose rishikimin e strategjisë.
Pikërisht pika e katërt është veçanërisht domethënëse për debatin e ngritur pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Kush e ka përgjegjësinë e monitorimit?
Faqja 51 e strategjisë e përcakton shprehimisht Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Koordinatores Nacionale si përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të dokumentit.
Ndërsa në faqen 52 thuhet:
“Përgjegjësia primare për hartimin e këtij raporti është përcaktuar të jetë e Zyrës së Koordinatores Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.”
Kjo zyrë duhet të mbledhë rregullisht të dhëna nga institucionet përgjegjëse, t’i analizojë dhe të hartojë raporte monitorimi.
Strategjia parasheh raportim çdo gjashtë muaj dhe në fund të vitit, duke përfshirë identifikimin e pengesave dhe rekomandimet për eliminimin e tyre.
Ndërkohë, në Kosovë raportohen tetë gra të vrara vetëm gjatë këtij viti. Përballë kësaj situate alarmante, Gërvalla nuk ka marrë publikisht përgjegjësi për mangësitë e mundshme në monitorimin dhe koordinimin institucional, por ka deklaruar se Arlinda nuk iu drejtua Qeverisë.

T� tjera
-
Ymeri: Harxhohen para për xhipa e darka, e grave të dhunuara ju thuhet shko te burri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur sërish d...
-
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombë...
-
Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dë...
-
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi ...
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ca...
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...

































