Lajme

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 27 October 2026

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 27 tetor, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë e tjera relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, shtetasi me inicialet A.Z. kërkohej nga institucionet e drejtësisë në Kosovë, ndërsa pas ekstradimit iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për procedura të mëtejshme ligjore.

-Advertisement-

“Me datë 27.10.2026 është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, shtetasi i Kosovës A.Z, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale: Rrezikimi i Trafikut Publik. Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjilan për procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, përmbyllet njoftimi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy