Kupa e Botës 2022

Argjentina KAMPIONE E BOTËS

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 18 December 2022

Argjentina është shpallur kampion i Botës për herë të tretë në histori.

Skuadra nga Amerika latine në finale ka mposhtur Francën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-2.

-Advertisement-

Luonel Messi shënoi në minutën e 23-të derisa Di Maria dyfishoi rezultatin në minutën e 36-të.

Kur festa e Argjentinës kishte nisur, në skenë doli Kylian Mbappe i cili shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 80-të dhe 81.

Në vazhdime, u shënua edhe nga një gol nga secila skuadër.

Messi realizoi në minutën e 109-të derisa Mbappe barazoi përsëri në minutën e 118-të. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera