Arrestohet futbollisti i Juventusit në Holandë
Autori: Gazeta inFokus
23:23 | 22 November 2022
Mohamed Ihattaren raportohet se është arrestuar.
Sipas “De Telegraaf”, ai ishte në një shtëpi në Utrecht në kohën e arrestimit dhe u dërgua në një stacion policor, transmeton Gazeta Express.
Detajet mbeten të paqarta, me policinë që vetëm konfirmoi se kishte arrestuar një 20-vjeçar për “kërcënim”.
Ihattaren ishte një nga lojtarët më premtues në Holandë kur hyri në akademinë e PSV Eindhovenit, por jeta e tij doli jashtë kontrollit pas vdekjes së babait të tij.
Ai kishte shpresuar se një lëvizje në një vend të ri do ta ndihmonte dhe iu bashkua Juventusit në vitin 2019.
Megjithatë, ai u huazua në Sampdoria menjëherë, por as aty nuk bëri vend.
Pas kësaj, 20-vjeçari u kthye me nxitim në Holandë dhe për disa javë nuk dinte askush për vendndodhjen e tij.
Kësisoj, Juventusi e ndërpreu atë huazim dhe e dërgoi atë te Ajaxi në janar të këtij viti, por situata nuk u përmirësua as atje dhe klubi holandez gjithashtu po kërkon një përfundim të hershëm të kësaj marrëveshjeje.
Wesley Sneijder dhe familja e ish-lojtarit të Ajaxit, Appie Nouri, u përpoqën ta merrnin atë, por pati një kaos të mëtejshëm me një martesë shumë të shkurtër të tij me Yasmine Driouech, si dhe një incident ku vetura “Porsche” e tij mori flakë në Utrecht.
Siç qëndrojnë gjërat, Ihattaren pritet të kthehet në Juventus për stërvitje në janar të vitit të ardhshëm.
Marokeno-holandezi me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

T� tjera
-
Presidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një let...
-
Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Mal i Zi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu priti sot në Kuvend ministri...
-
Dita e 16-të e protestës në Shqipëri, studentët pas marshimit në kryeqytet rikthehen te Ministria e Arsimit
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe...
-
BE-ja shqyrton rregulla më të ashpra për anëtarët e rinj, Mali i Zi bëhet rasti i parë i testimit
Bashkimi Evropian ka nisur diskutimet për masa të reja mbrojtëse ndaj vendeve...
-
Publikohen pamje të momentit kur u arrestua i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arli...
-
Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për jetët e humb...
-
Apeli ndaj katërshes së UÇK-së, Musliu-Shoshi kërkon nga aleatët ndërkombëtarë vëmendje
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësimin për vendimin...
-
Mbreti Charles uron Shiroka-Pulën, kujton vizitat e tij në Kosovë më 1999 dhe 2016
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë një mesazh urimi nga Mb...
-
Shembet një pllakë betoni në një objekt në ndërtim në Prizren, lëndohen pesë punëtorë
jë incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet ...
-
“Këtë punë e kryej me burra dhe kanun se nuk merrna me femra”- Ish-profesori i UP-së s’e pranon fajësinë për kanosjen e ish-studentes së tij
Ish-profesori i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Beki...
-
17 raste të dhunës në familje për tre ditë pas vrạsjes së Arlinda Zekajt
Vrasja makabër e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, mbrëmjen e së dielës,...
-
PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës
Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjat...





























