Fokus

Kandidatët e rinj për policë që iu nënshtruan testit me shkrim, ankohen për mënyrën e formulimit të pyetjeve

Autori: Samire Jaha 10:46 | 21 March 2022

Konkursi për policë të rijn në vendin tonë, ende është duke u zhvilluar si proces pasi që kanë mbetur edhe testimet fizike të kandidatëve, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo para kësaj këta kandidatë iu kanë nënshtruar edhe testit me shkrim.

Prej gjithsej, 11 mijë e 842 persona të cilët kishin aplikuar, 9 844 kandidat kanë dështuar në këtë fazë.

-Advertisement-

E kjo sipas ankesave të kandidatëve, është formulimi i keq i testit me shkrim.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, kandidati që kishte aplikuar për policë A.I, tha se ka pasur pyetje të cilat sipas mendimit të tij nuk duhet të ishin fare në test.

“Ka pasur pyetje që s’ka pasur nevojë me qenë pjesë e testit fare, si prsh, ka pasur shumë pyetje nga gjuha shqipe ku është kërkuar të gjendet kundrinori i drejtë dhe i zhdrejtë apo edhe i kryefjalës dhe i kallëzuesit”, ka thënë ai për Infokus.

Po ashtu, ai shtoi se në ditën kur ai kishte testin me shkrim, ka pasur problem edhe të sistemit.

“Gjithashtu ka pasur edhe probleme me sistem, dhe u mundojshin me e rregullu”, është shprehur ai.

Ndërsa një tjetër kandidat për Infokus ka thënë se ka pasur edhe pyetje nga ato që ka kërkuar të tregojnë se çfarë është fjala e nënvizuar por që fjala e nënvizuar nuk ka ekzistuar.

“Në gjuhën shqipe ka pasur plot pyetje, si gjeje në fjalinë e nënvizuar a është kryefjalë a rrethanor a përcaktor edhe sish e nënvizuar askund. Të tilla ka pasur afro 9 pyetje”, ka thënë E.H për Gazetën Infokus.

Ndërsa, ai tha se kur ka dashur të pyes për këto pyetje të nënvizuara, mbikëqyrësi iu është drejtuar se nuk ka të drejtë për të folur.

“Kur e thirra mbikëqyrësin me vet tha që nuk kemi të drejtë me fol si dhe më ka dhënë një flet për të ankuar rreth pyetjeve”, ka deklaruar kandidati.

Po ashtu ai për Gazetën Infokus bëri të ditura edhe disa pyetje të tjera të cilat kanë qenë pjesë e testit me shkrim.

“Si pyetje kanë qenë se kush e cakton se çfarë bënë policia?, drejtori i policisë, kuvendi, a parlamenti në bazë të kushtetutës.

Pse duhet të dërgohen prova forenzikes?

Nëse je polic në orarin e punës dhe e sheh kolegun/en duke pirë alkool, a e lajmëron apo ja mbulon (mshef) rastin?

Si dhe një si e ngjashme nëse e ke një të dyshimtë dhe kolegu/ia thotë liroje se është vëllai im , çfarë ndërmerr ti si polic?”, ka treguar ai.

Gjithashtu kandidati tha se ka pasur edhe pyetje të tilla edhe nga matematika.

“Si nëse babai yt i ka mbledh 30kg molla si dhe nëna 40kg, sa gajbe duhet me i nda që me qenë me kg të barabarta?

Pyetje tjetër si nëse Lisi ka vrapuar në një vend 4×5 për kaq sekonda për sa kohë është rrotulluar 3 herë në atë vend?

Po ashtu kanë kërkuar rrënjën katrore të numrit 7, 3, rrënjën katrore të 3+2, 7-2, si dhe ka pasur pyetje se cila është më e madhe, më e vogël, apo infinit.

Si dhe ka qenë edhe një pyetje se kush e ka shkruar historinë e Skënderbeut”, ka thënë E.H për Infokus.

Një gjë tjetër që ai prononcoi është ankesa që ka bërë edhe përmes formës zyrtare, por që sipas tij me publikimin e rezultateve nuk ka pasur ndonjë ndryshim në lidhje me ankesën e tij.

Nga rezultatet e publikuara nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se vetëm 1,447 kandidatë kanë kaluar fazën parë të testimit.

Kurse, afati për të paraqitur ankesat me shkrim sipas Policisë së Kosovës vlen edhe sot.

“Publikimi i rezultateve pas kryerjes së fazës së testimit me shkrim është kryer dhe sipas procedurave afati për paraqitjen e ankesave të mundshme është deri me datën 21.03.2022, andaj neve na duhet ta presim përfundimin e afatit zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Infokus.

Ndërsa nuk kanë pranuar të komentojnë pjesën e testimit me shkrim duke thënë se të gjitha informacionet e nevojshme do të bëhen publike në faqen zyrtare të policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera