Shpend Ahmeti: Më lehtë u besojmë konspiracioneve se sa një shpjegimi të thjeshtë
Autori: Islam Morina 21:47 | 25 December 2021
Ish – kryetari i Prishtinës Shend Ahmeti, ka thënë se jemi të priur për të besuar më shumë konspiracionet, se sa shpjegimet e thjeshta.
Ai këtë e ka thënë për prishtjet në KEK dhe blloqet e saj e që nuk është se po ndodhin për herë të parë, duke thënë se mungesa e përvojës dhe konspiracionet kanë vonuar përgjigjen e duhur para dy muajsh që po e shkakton terrin e sotëm, shkruan Gazeta Infokus.
Këto komente Ahmeti i ka bërë me anë të një statusi të gjatë.
Postimi i plotë:
“Jemi të prirur për të besuar konspiracionet më shumë se sa shpjegimet e thjeshta.
Nuk është hera e parë që prishen blloqet e KEK dhe natyrisht nuk jemi nga dje me KEDS. Është vetëm hera e parë që kriza energjetike është më e thellë, dhe hera e parë që VV dhe ministrat e sotëm ballafaqohen me problematikë të tillë. Mungesa e përvojës dhe konspiracionet kanë vonuar përgjigjen e duhur para dy muajsh e cila po shkakton këtë terr që e kemi sot.
Një pasojë negative e madhe e të cilën do ta paguajmë më vonë është kostoja që ne do ta paguajmë për humbjet e KEDS dhe bizneseve. Në një treg të rregulluar ku ne ja caktojmë çmimin KEDS për derisa tregu botëror shënon rritje të çmimit do të thotë se ne kemi detyruar KEDS të punojë me humbje. Po ashtu KEK nuk ka furnizuar sasinë e garantuar me kontratë për KEDS që do të thotë se humbja e KEDS është edhe më e madhe. Shtoja kësaj kontratat e bizneseve prodhuese që kanë me KEDS që tashmë kanë humbur milionat dhe numri është alarmues.
Qeveria u mundua dje që përmes vendimit për masa 60 ditore të mbrohet nga paditë me letra por pak do të ndihmojnë.
Jashta storieve të privatizimit, sabotimeve në KEK etj, fakti është që krejt këto relacione janë të kontraktuara në letra, të mbrojtura me arbitrazhe.
Pasi ta kalojmë terrin do ta kuptojmë që paditë janë të pashmangshme dhe kjo do të na kushtojë ndoshta edhe qindra miliona.
Për neve për shkak të kësaj rryma është shtrenjtuar disa herë më shumë se sa në regjion e Evropë. Siguria energjetike tashmë është edhe më e ulët. Ne refuzuam gasin, por pas një viti nuk do të jemi as me ajr më të pastër, as me më shuml rrymë, dhe goxha më të shtrenjtë e edhe më të varur nga Serbia.
Si duket më me rëndësi është inati ndaj njëri tjetrit se sa interesi i shtetit tonë. Batanija është pasoja më e vogël e kësaj krize”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...