Zhbllokohet veriu, zbatohet pika e parë e Marrëveshjes së Brukselit
Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 02 October 2021
Pas 13 ditëve bllokadë, situata në veri është shtensionuar me zhbllokimin e rrugëve. Pika e parë e Marrëveshjes në Bruksel për targat është zbatuar. Barrikadat me mjete të rënda që ishin vendosur nga serbët lokalë prej 20 shtatorit janë larguar, e me këtë edhe njësitet speciale të Policisë. Tash, në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak po qëndrojnë forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe policët kufitarë.
Pika e parë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ora 8:00 e mëngjesit të 2 tetorit parashihte largimin e barrikadave nga rrugët që të dërgojnë në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, vendosjen e KFOR-it në pozicionet e njësiteve speciale të Kosovës dhe tërheqjen e këtyre të fundit. Kjo pikë është e marrëveshjes është zbatuar sot.
Dy pikat tjera që kanë mbetur për tu zbatuar janë:
Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë
Mëngjesin e sotëm, mjetet e rënda që kishin bllokuar rrugët në veri filluan të largohen. Një vonesë me e madhe u shfaq në Jarinje, ku serbët lokalë fillimisht liruan vetëm njërën korsi të rrugës.
Pas kësaj, policia e Kosovës nuk pranoi që të tërhiqet derisa të gjitha mjetet të largohen nga rruga e me to edhe tendat e vendosur skaj rrugës. Kërkesa e policisë u plotësua në mesditë nga protestuesit dhe kësisoj rruga e zhbllokuar mundësoi edhe tërheqjen e policisë pas 13 ditësh qëndrimi atje.
Shtensionimin e situatës e ka përshëndetur I ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe.
Ai tha se pret që normaliteti në kufi të rikthehet.
“Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia pas implementimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja në kufi. Prezenca e përkohshme e KFOR-it, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara në këtë momentum dhe të rikthehet seriozisht dialogu”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...