Kosova dhe Turqia do të bashkëpunojnë në trajnimin e Ushtrisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 18 September 2021
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi ku ka takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar, si dhe ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke.
Mehaj përmes rrjetit social Twitter ka thënë se me homlogun e tij Akar janë pajtuar që të dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimit për FSK-në.
“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar. Me ministrin Akar ne jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në. Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar i pari i Ministrisë së Mbrojtjes.
Mehaj ka viztuar edhe Komandën e Forcave Speciale Turke, duke e cilësuar impresionuese këtë vizitë.
“Forcat Speciale Turke kanë përvojë të madhe në operacionet luftarake jo konvencionale, lloje të ndryshme të luftës speciale, operacione speciale, zbulim dhe infiltrim special, operacione të fshehta, luftëra psikologjike, operacione nënujore, parashutë statike, kundër-terrorizmit në zonat e banuara, luftime në afërsi, rezistencë, ndërhyrje, prita, bastisje, sabotim, arratisje, mbrojtje VIP, qitje e shpejtë, inteligjencë, mbijetesë, operacione në dëborë të thellë, të ftohtë të fortë dhe nxehtësi, asgjësim të mjeteve shpërthyese, si dhe ndihmë të parë dhe atë urgjente”, ka shkruar Mehaj në Facbeook.
Të tjera
-
Arratisja e Enver Sekiraqës, deklarohet avokatja e tij
Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u ...
-
Prishtinë: Babë e bir rrằhen mes vete
Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. R...
-
Kosova dhe ShBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim në...
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...