Ekskluzive: Drejtori i Postës së Kosovës i emëruar nga bordi i Albin Kurtit po tenton t’ia marrë kësaj kompanie mbi 20 mijë euro (DOKUMENT)
Autori: Doresa Geci 15:55 | 08 June 2021
Pak dit më parë, Rafet Jashari, mori bekimin e Bordit të Postës së Kosovës për të drejtuar këtë kompani si ushtrues detyre.
Kjo pas shkarkimit të kryeshefit të deritanishëm Xhevdet Smakiqit, shkruan Gazeta Infokus.
Por Rafet Jashari ka disa ‘hesape” të pa zgjidhura pikërisht me ndërmarrjen që tashmë e drejton.
Ka disa vjet që ky po kërkon një shumë të konsiderueshme parash pikërisht nga kjo kompani që nuk i ka punët mirë financiarisht.
Për këtë është zhvilluar edhe një proces i gjatë gjyqësor.
Përfundimisht Jashari po kërkon mbi 20 mijë euro nga Posta dhe nga Telekomi i Kosovës.
Rafet Jashari në vitin 2011 kishte paditur Postën dhe Telekomin e Kosovës pasi sipas tij ishte larguar kundërligjshëm nga pozita e Drejtorit të Postës që atëherë ishte pjesë e PTK.
Gazeta Infokus ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të nxjerr 17.05.2021, në të cilin shpall fitues Rafet Jasharin.
Kështu Posta dhe Telekomi në bazë të vendimi të marrë me 5 maj të këtij vitit është e detyruar t’ia kompenzoj 20 mijë e 249 euro të pagës për një periudhë 2 vjeçare.
“Detyrohen të paditurit, Posta e Kosovës sh.a. Prishtinë dhe Telekomi i Kosovës sh.a. Prishtinë që paditësi në mënyrë solidare të kompensojmë ndryshimin e diferencës në pagë për periudhën kohore prej datës 03.092021 deri më 06.02.2012në shumë prej 13.321.39 euro, në emër të kamatës 928.41 euro ndërsa nga data 31.12.2021 e tutje kamatën ligjore deri në pagesë definitive dhe në emër të diferencës të kontributeve të paguaj në trustin pensionale në emër të paditësit shumë prej 3.389.4 euro, dhe Tatimin Administratës Tatimore të Kosovës në afat prej 7 ditësh nga dita e pranimi të aktgjykimit nën kërcenim të përmbarimit më dhunë”, thuhet në aktgjykimin e siguruar nga Gazeta Infokus.
Po ashtu Posta është e detyruar që të kompensoje shpenzimet e gjykatës të cilat përfshijnë shumën mbi 1 mijë e 500 euro.
Tani sipas burimeve të Gazetës Infokus brenda Postës, Jashari është duke bërë presion që të marrë këto para, edhe pse Posta është në një gjendje të rëndë financiare.
Gazeta Infokus ka kontaktuar me Rafet Jasharin për të mësuar më shumë detaje por i njëjti nuk ka dhënë asnjë përgjigje deri në momentin e publikimi të teksti.
Jashari në një përgjigje në telefon ka thënë se aktualisht është një takim dhe nuk mund të flas, dhe se pyetjet të dërgohen me shkrim, por i njëjti nuk ka kthyer asnjë përgjigje edhe pasi pyetjet i janë drejtuar me shkrim.
Rafet Jashari nga qershori i vitit 2008 deri në korrik të vitit 2010 ishte Drejtor i Postës së Kosovës, njësi kjo që ishte në kuadër të PTK. Por ai ishte larguar nga puna me arsyetimin se kishte shkelur detyrat zyrtare.
Konkretisht ai ishte larguar nga puna pasi pretendohej se kishte shpërndarë informata konfidenciale në mënyrë të paautorizuar, duke vepruar në kundërshtim me rregullat e korporatës.
Mirëpo sipas Gjykatës ky raport nuk është dorëzuar asnjëherë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës.
Pas fitimi të rastit Jashari ishte kthyer përsëri në punë në shkurtë të 2012.
Kujtojmë që Rafet Jashari u emëruar përsëri drejtor i Postës, nga bordi i emëruar nga Qeveria Kurti./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” ...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...