Lajme

Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 03 May 2024

Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë në renditje.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka thënë se raporti i “Reporterëve Pa Kufij” e vërtetoi që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër.

Sipas Xhemailit, Kosova për shumë vite ishte shembull në rajon sa i përket fjalës së lirë dhe lirisë së mediave.

-Advertisement-

 Ai u shpreh se suksesin që e kemi ndërtuar me mund për vite me radhë nuk mund ta ndalë Albin Kurti dhe njerëzit rreth tij!

“Pas një kohe të gjatë mjegullimi të opinionit publik nga kjo qeveri e “vëllaut të madh”, raporti i organizatës “Reporterët Pa Kufij” e dëshmoi atë që themi ne që sa vjet, për sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave! Raporti i “Reporterëve Pa Kufij” e vërtetoi që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër, vlerësim ky pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e pushtetit.  Kosova sa i përket mbrojtjes së fjalës së lirë dhe lirisë së medias për shumë vite ka qenë shembull për mbarë rajonin. Këtë sukses që e kemi ndërtuar me mund për vite me radhë nuk mund ta ndalë Albin Kurti dhe njerëzit rreth tij! Për këtë qeveri ora është 13, por fatmirësisht koha po i kalon!”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera