Lajme

​Ngjarjet e datës 18 maj

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 17 May 2024

Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së Gjilan, ora 12:00)

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mban konferencë me rastin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Qeveria e Kosovës, salla P-38, ora 13:30)

Mbahet gjysmëfinalja e turneut tradicional ndërkombëtar “Lah Nimani”, organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës (FboxK). (Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë, ora 16:00)

-Advertisement-

Trumpetisti Fabrizio Bosso, një ndër muzikantët më të mëdhenj të xhazit në Itali, i bën homazh gjeniut muzikor Stevie Wonder në projektin e ri “We Wonder”. Koncerti mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare”, Prishtinë, ora 20:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera