Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 17 May 2024
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me vite të tëra në Kosovë. Por, ministria zotohet se sivjet do të njoftohen të gjithë më hollësisht për këtë formë të rimbursimit.
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka konfirmuar se versioni i blerjes së teksteve shkollore nga ana e prindërve dhe më pas rimbursimi i mjeteve përmes aplikimit në platformën ‘eKosova” do të aplikohet edhe këtë vit.
“Në fillim të muajit qershor do të dalim me informata të detajuara dhe synimi është që ashtu siç kemi bërë edhe vitin e kaluar, përveq kujdesit për buxhet do të kujdesemi edhe për nxënësit duke pasur kujdes edhe për peshën e çantave”, tha Nagavci.
Ndërkaq Rinor Qehaja, ekspert i arsimit, tha se nuk përben ndonjë dallim metoda, e rëndësishme është që teksti shkollor të arrijë te nxënësi.
“Nga vështrimi jonë nuk është se ka ndonjë dallim nga blerja e drejtpërdrejt nga shtëpitë botuese ose nga metoda tjetër e subvesconimit direkt te ekonomitë familjare. Në secilin rast, teksti shkollor po arrinë te nxënësi. Pra pas një analize të vitit të mëparshëm ja vlenë të vazhdohet e njëjta metodë” , u shpreh Qehaja.
Pavarësisht reagimeve që kishte nxitur kjo metodë, edhe përfaqësues nga Shoqata ePrindërve thanë se ia vlenë që të përdoret e njëjta praktikë.
Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008. Por, në vitin 2023 ky dikaster ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra.
Të tjera
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...
-
Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve
Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën ësh...
-
Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani
Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësua...
-
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votime...
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...