Isa Mustafa i largoi vijat e kuqe, nga PDK nuk e mohojnë koalicionin me LDK-në
Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 26 September 2020
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar largimin e vijave të kuqe për partinë që më parë ishte betuar se nuk bashkëpunon më, PDK-në, raporton GazetaBlic.
Pas largimit të këtyre barrierave, koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së mund të jetë i arritshëm. Nga partia e Kadri Veselit as nuk e kanë mohuar, por as pohuar, mundësinë që t’i bashkohet koalicionit qeverisë.
Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, për GazetaBlic ka komentuar edhe largimin e vijave të kuqe nga LDK-ja.
“Nuk e di çka të them dhe s’mund të konfirmoj asgjë”, ka thënë ai, kur është pyetur sa a ka gjasa që PDK t’i bashkohet koalicionit qeverisës.
“Problemi i tij ka qenë që i ka hjek vijat e kuqe. Bashkimi në Qeveri mundet me qenë proces politik, proces i marrëveshjeve dhe një proces që duhet me pas pajtueshmëri të dyjat palët që kërkojnë komisionet të dyanshme politike, të cilët i bisedojnë këto detaje. Momenti për t’i hjek ato vijat e kuqe të deklaruara elektorale, mendoj që është mirë që e ka deklaruar atë, por s’ka ndonjë rëndësi për neve”, ka thënë Haliti për GazetaBlic.
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar për kp se vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje.
“Meqenëse nuk kemi biseduar nuk mund të them pranohet apo jo, por ajo çka unë kam thënë publikisht, është se vijat e kuqe ne të cilat i kemi vënë përpara ato vija të kuqe tani duhet t’i heqim edhe në situatën e tanishme por edhe kur të vijmë në zgjedhjet e ardhshme për arsye se shumë vështirë po mund të bëjmë zgjidhje, duke izoluar ose duke dhënë ndalesa të bashkëpunimit në disa subjekte politik, sidomos tani situata e cila u krijua para një kohe me paralajmërimin e aktakuzave kundër presidentit të vendit dhe kryetarit të PDK-së, na sjellë në një situatë të rëndë ku ne duhet më shumë të mendojmë për interesa të vendit sesa për të lidhemi vetëm për interesa partiake”, ka thënë ai.
Pas kësaj deklarate kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Arbërie Nagavci nga kjo parti ka thënë se pa Vetëvendosjen s’mund të zgjedhet presidenti.
“Ndërkohë ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së. E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE! s’mund të zgjedhet Presidenti/ Presidentja dhe këtë e dinë mirë, ashtu sikurse e dinë që me LV! s’mund të bëjnë pazare”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook./GazetaBlic
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...