Skandaloze| Serbia paditë Ragmi Mustafën që ngriti flamurin e Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 11 September 2020
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Serbi këtë të premte.
Ndaj Ragmi Mustafës, kreut të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi është ngritur një padi skandaloze, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo pasi për ditën e pavarësisë së Shqipërisë, Mustafa në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, e kishte ngritur flamurin e Shqipërisë.
Kujtojmë që në Kosovë, serbët janë të lirë të vendosin flamujt e shtetit të tyre në çdo zyre apo shtëpi që duan, madje edhe pjesët veriore të Kosovës janë të mbushur me flamuj serb, pa asnjë problem.
“PADIA POLITIKE NDAJ MEJE PËR FLAMURIN, ME LIGJ DISKRIMINUES KUNDËR-KUSHTETUES. LIGJI I SHTYPJES DO TË NDRYSHOJË, JO FLAMURI I BARAZISË!
Sot, pranova ftesë nga Gjykata në Bujanoc, si i paditur në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, për siç thuhet “kryerjen e veprës kundërvajtje ngritja e flamurit kombëtar” në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar më 28 nëntor 2019”.
Mustafa ka thënë që kjo erdhi si hakmarrje ndaj tij pasi kishte ngritur padi për ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, shkruan Gazeta Infokus.
“Kjo ftesë shfaqet pas shmangies së ballafaqimit të Ministrit Mbrojtjes Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vullin me padinë e ngritur nga unë, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese kundrejt shqiptarëve.
Sado që do të besosh në paanësinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor e prokurorial, duket megjithatë e çuditshme se si po përputhen këto dy raste, së paku në kuptimin kalendarik”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa për këtë mund të dënohet deri në 500 mijë dinarë apo afër 5 mijë euro.
“Padia e ngritur nga Gjykata e Vranjës është e motivuar politikisht. Ajo bazohet nën pretendimin e shkeljes së nenit 41 të Ligjit për shfaqjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë, që parasheh denim nga 50.000 deri në 500.000 dinarë.
Kot e keni. Ju edhe mund edhe të më dënoni, por nuk mund të më të zbrapseni nga beteja për drejtësi!
Shfrytëzoj rastin të rikujtoj se Kushtetuta e Republikës së Serbisë, kapitulli “E drejta për të ruajtur tiparet e veçanta”, përkatësisht Neni 79 thekson se “Pjesëtarët e pakicave kombëtare kanë të drejtë të: shprehin, ruajnë, kultivojnë, zhvillojnë dhe shprehin publikisht veçoritë kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare; për përdorimin e simboleve të tyre në vendet publike; të përdorin gjuhën dhe shkrimin e tyre…”
Pra, e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare për minoritetet jo vetëm se është e drejtë e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare, por edhe me frymën dhe gërmat e Kushtetutës së Serbisë. Pra, në vend se t’i shtypë shqiptarët në emër të shtetit ligjor, Serbia ta respektoj Kushtetutën e saj dhe të filloj demokratizimin e saj duke u shkëputur nga politikat diskriminuese ndaj minoriteteve. Të çlirohet nga politikat shtypëse duke e ndryshuar Ligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, për ta pëputhur me Kushtetutën e saj dhe standardet demokratike.
Përdorimi i simboleve kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale. Siç i përdorin ligjshëm simbolet e tyre kombëtare minoritetet e tjera në rajon, edhe shqiptarët në Serbi kanë me i përdorur simbolet e tyre kombëtare. Nga kjo e drejtë nuk do të mund të na privojë asnjë regjim. Nuk ka mundur as regjimi i Millosheviqit, nuk do të mundet as ky.
Serbia nuk mund ta përzgjedh flamurin e shtetasve të saj shqiptar. Atë e përzgjedhin vetë shqiptarët!
Ky ligj është flamur i shtypjes! Ky flamur është ligj i barazisë!
Prandaj ligji do të ndryshojë, jo flamuri!”, ka shkruar Mus
Të tjera
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranë...
-
Mbahet mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryemini...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...