Skandaloze: Ministria e Armend Zemajt në mbrojtje të laboratorit të Devollëve
Autori: Hateme Smajli 11:32 | 10 September 2020
Laboratori Medical & Laboratory Services që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, Vlerës filloi të bëj teste PCR për virusin COVID-19 qysh nga 10 gushti.
Përveç IKSHPK-se ky laborator për më shumë se 1 muaj ishte i vetmi që bëri teste të llojit PCR në shtetin e Kosovës.
Gazeta inFokus ka mësuar se laboratori i Devollëve brenda 24 orëve bën më shumë teste PCR se sa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili mesatarisht brenda dite bënë 400 teste.
E në lidhje me këtë Gazeta inFokus tash e dy javë ka kërkuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë, se sa teste PCR në ditë po i kryen ky laborator i licencuar nga kjo ministri.
Përgjigja që erdhi nga ministria e drejtuar nga Armend Zemaj është skandaloze.
Përveç përmbajtjes së tillë zyrtarët e MSH nuk e marrin mundin as në drejtshkrim të jenë korrekt.
“të gjitha laboratoret raportojne ne IKSHPK, si ato qe kryejne teste serologjike si ato me PCR. Testet me PCR raportohen ne baza ditore per shkak se perfshihen ne raportin e IKSHPK-se (raportin ditor), kurse testet serologjike ne menyre te kumuluar per disa dite dhe te njejtat perdoren per qellime te studimeve me teper. IKSHP do ta raportoj ne menyre peroidike per testimet e kryera ne dy sektorët”, thuhet në përgjigjen që MSH-ja i ka kthyer Gazetës inFokus.
E duke parë se ky institucion nuk është i gatshëm të japë detaje për këtë laborator Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me IKSHPK-në, për të ditur se sa teste i raportohen në ditë nga Medical & Labortaory Services.
Por as IKSHPK deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me zyrën për media të laboratorit në fjalë dhe ka kërkuar vetëm numrin e testeve PCR që kryejnë në ditë.
E ata këtë informacion e kanë konsideruar të dhënë konfidenciale ani pse thonë se këtë raportim i bëjnë çdo ditë MSH-së dhe IKSHPK-së.
“Pas analizimit te kërkesave tuaja, ju njoftojmë se informacionet e kërkuara nga ju, janë informata interne konfidenciale. Andaj, të njëjtat nuk mundem ti shpërndajmë dhe ti bëjmë publike”, thuhet në përgjigjen e Medical & Laboratory Services për inFokus.
Duke qenë monopol për më shumë se 1 muaj çmimi i testit PCR në laboratorin e vajzës së Devollëve ishte deri në 200 euro.
Gazeta inFokus ka raportuar po ashtu edhe për kushtet që nuk i plotëson ky laborator të jetë i licencuar e megjithatë sipas MSH-së ishte i vetmi që në atë kohë plotësonte kushtet për testimet PCR COVID-19./Gazeta inFokus/
LEXO EDHE: Ministria e Zemajt tregon për inFokus pse licencoi vetëm laboratorin e vajzës së Blerim Devollit
Të tjera
-
Lajcak: Kosova të nis themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i pyetur për zbat...
-
Komandanti i KFOR-it: Bëmë përforcimin më të madh në dekadën e fundit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur lidhur me situatë...
-
Menduh Thaçi: Me Albinin nuk kam hatërmbetje, do të pajtohemi shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka ha...
-
Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të ...
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...
-
Vrἀsje në tentativë në Ferizaj: Gjashtë muaj në vonë Policia arreston katër persona
Më 17 tetor të vitit 2023, pas mesnatës në Ferizaj, kishte ndodhur një gjuajt...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...